Ndotja e Fierzës, donacioni 460 mijë euro, që ngeci ende pa filluar

Ndotja e Fierzës, donacioni 460 mijë euro, që ngeci ende pa filluar

Një projekt prej më shumë se 462 mijë eurosh i nisur në fillim të këtij viti për pastrimin dhe uljen e ndotjes se liqenit të Fierzës në Kukës, duket se dështoi ende pa nisur mirë

Në shkurt të këtij viti drejtues të pushtetit lokal të qarkut të Kukësit deklaruan vendosjen e disa pritave lumore, ndërsa parashikohej që të sillej edhe një anije për pastrimin e basenit më të madh ujëmbledhës në vend.

Por 10 muaj pas nisjes së këtij projekti, baseni i Fierzës vijon të jetë i ndotur dhe në kohë me reshje ndotja del më shumë në pah. Anija e premtuar erdhi ne Kukës qëndroi rreth një muaj nuk u duk më, ndërsa nga pushteti lokal sot nuk jep askush shpjegime se ku dhe përse ka ngecur projekti i prezantuar 10 muaj më parë. (A2 Televizion)

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :