Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, njihuni me 31 sfidat e Europa dhe Conference League

Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Europa dhe Conference League. Pas Championsit, do të jetë radha e dy kompeticioneve të tjera që të përcaktojnë ekipet që do të kalojnë në fazën tjetër dhe skuadrat që do të ngelen jashtë.

Në Europa League në orën 18:45 do të luhen 8 ndeshjet e para dhe sfida që spikat më shumë është Napoli-Leicester pasi njëra prej tyre me shumë mundësi do të ngeli jashtë. Ndeshje direkt edhe mes Real Sociedad dhe PSV që do të luajnë gjithçka për kualifikimin, ndërsa në takimet e tjera pothuajse janë vendosur skuadrat që janë kualifikuar. Në orën 21:00 do të luhen 8 ndeshjet e radhës.

Ndeshjet e Europa League.

Në Conference League do të luhen gjithashtu 8 ndeshjet e para në orën 18:45, ndërsa kanë ngelur pak verdikte për t’u dhënë pasi shumë prej skuadrave i kanë siguruar kualifikimet. Në mbrëmjen do të luhen 7 ndeshjet e radhës, kurse Tottenham-Rennes është anulluar për shkak të rasteve të shumta me covid-19 te skuadra angleze.

Ndeshjet e Conference League.
Share it :