Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të mjekëve për 10 mijë banorë në Europë dhe një ndër të fundit në gjithë botën.
Postimi i Berishës:
“I premtoi shendetesise nje kohe te re, i solli shkaterrimin! 1100 mjeke jane larguar nga Shqiperia vetem 2 vitet e fundit sepse ne 7 vite nuk ju rriti rrogen nje qindarke.
Sot çdo mjek merr per shkak te inflacionit 30% me pak se 7 vite me pare dhe çdo shqiptar ne vend te shendetesise falas paguan nga xhepi per shendetin e tij 58% qe shpenzimeve, pra me shume se çdo qytetar tjeter ne bote!”
Numri i mjekëve në vend mendohet se aktualisht është edhe më i ulët pas emigracionit masiv që ka karakterizuar profesionin e mjekut vitet e fundit, me destinacion kryesisht Gjermaninë.
Vendi me numrin më të lartë të mjekëve për 10 mijë banorë është Lituania me 63 mjekë.
Në Europë Qëndrore vendi me më shumë mjekë është Greqia, me 55 të tillë për 10 mijë banorë, Austria 51,7 mjekë, Gjermania me 42,5 mjekë, Suedia e Italia me nga 40.
Ndërsa në Ballkanin Perëndimor, vendi me më shumë mjekë është Serbia me 31 mjekë për 10 mijë banorë.




