Ndalohet nga Garda/ I dehuri 41-vjeçar tenton të hyjë me forcë në kryeministri

i dehuriNjë 41-vjeçar, në gjendje tejet të dehur, ka tentuar të hyjë në ambjentet e Kryeministrisë, por edhe ndaluar në kohë nga punonjësit e Gardës. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës së djeshme, rreth orës 13:07, kur 41-vjeçari ka tentuar të hyjë me forcë brenda këtyre ambjenteve. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se shtetasi Arjan Goga, në gjendje të dehur ka tentuar të hyjë në Kryeministri, por është ndaluar nga Garda e Republikës, e cila ka njoftuar më pas dhe policinë e Tiranës. Mësohet se nuk ka pasur përplasje mes 41-vjeçarit me forcat e Gardës apo policisë, ndërsa këta të fundit e kanë shoqëruar Gogën për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Punonjësit e Gardës kanë bërë me dije se mes tyre dhe Gogës nuk ka pasur përplasje fizike, por janë shprehur se 41-vjeçari këmbënmgulte që të hynte brenda ambjenteve të Kryeministrisë. Pritet që 41-vjeçari të japë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen dhe arsyet pse donte të hynte brenda këtyre ambjenteve, ndërsa gardistët që ruajnë institucionin të japin versionin e tyre të ngjarjes. Burime policore bëjnë me dije se ndaj Gogës nuk pritet të ngrihet ndonjë akuzë për veprimin e kryer në gjendje të dehur, aq më tepër që nuk ka pasur kundërshtim të forcave të rendit apo dhe atyre të Gardës.

Share it :