Gëzim Saliu
Deputeti i PD-së: Bashkitë dhe komunat kanë kompetencën për të administruar territorin dhe për të hartuar e miratuar planet e tyre urbanistike
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi e cilësoi dje si antikushtetues vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit për ndalimin me një vit të planeve zhvillimore për të gjitha njësitë vendore. Për ligjvënësin e selisë blu, vendimi i KKT-së mund të injorohet nga vendorët, pasi sipas tij, edhe Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se ky organ nuk është epror mbi bashkitë dhe komunat. “Kjo nuk është vetëm çështje e sulmit ndaj kryetarit të opozitës . E para që duhet të kuptojmë është paligjshmëria antrikushtetuese në bërjen e saj. Nuk mundet që një kompetencë që Kushtetuta dhe ligji ja jep bashkive dhe komunave ti merret me vendime qeverie e aq më keq e me vendime të KKT-së. Kjo është një çështje që qartazi ka përplasje me Kushtetutën e ndërsa instrumentat do ti gjykojmë rrugës. Por është një akt i paligjshëm dhe unë besoj se edhe organet e pushtetit vendor mund ta injorojnë haptazi”, tha Bylykbashi.
Reagimi
Sipas Bylykbashit, në vendimin e KKT-së konstatohen shkelje të hapura ndaj ligjit themeltar të vendit. Në këtë kontekst, ligjvënësi demokrat tha se është i domosdoshëm reagimi, pasi në të kundërt, theksoi ai, nëse mësohemi me antikushtetuetshmërinë, merr fund shteti i së drejtës. “Reforma terriotoriale është diçka që nuk mund ta lërë pa shqetësuar, ligji për magjisturën i cili kthen magjistraturën në fidanishte të PS, apo ligji për policinë e shtetit që do të krijojë mekanizëm parelel i cili është haptazi dhe neto në kundërshtim me kushtetutën”, deklaroi deputeti i PD-së. Më tej, ai pohoi se më parë në kohën kur Rama ishte kryebashkiak, ngrinte zërin kundër cënimit të vendorëve e tani, sipas tij, kryeministri po e rrafshon tërësisht këtë të drejtë themelore të njësive lokale. “Sigurisht që ka një objekti politik të qartë. Kryeministrit që bërtiste me zë të lartë më parë për autonominë vendore sot është ky që po e rrafshon autonominë, në moenmnetin kur po mendon të marrë sa më pushtet deri pas 2015-ës vetëm atëhere ai ka ndërmend të vërë në zabtim kompetencën e pushtetit vendore për planet zhvillimore”, tha Bylykbashi. Pavarësisht se vetëm pak ditë më parë pikërisht me arsyetimin e cënimit të autonomisë vendoree mungesës së konsultimit e transaprencës, Presidenti ktheu ndarjen e re territorial të vendit, kryeministri Rama tha se mazhoranca do ta rivotojë pa ashnjë ndryshim këtë ligj. Nisur nga kjo, pritet që opozita ta dërgojë në Kushtetuese edhe reformën administrative, duke kërkuar zgjidhje si për shumë çështje të tjera. Deri tani demokratët kanë fituar në Gjykatën Kushtetuese betejën kundër aktit normativ të qeverisë që shtynte hyrjen në fuqi të ligjit për Nëpunësin Civil dhe atë për vendimin e unifikimit të kompetencave të INUK, si dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve.
1. Çështjet e fituara në Kushtetuese nga opozita
-Ankimimi kundër aktit normative të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil
-Ankimimi për vendimin e qeverisë pë unifikimin e kompetencave të INUK
-Ankimimi kundër rrëzimit të kërkesës nga mazhoranca qeverisëse për komisionin hetimor për serverin e tatimeve
2. Çështjet që pritet të ankimojë PD në Kushtetuesese
-Ankimimi për ndarjen e re administrative-territoriale
-Ankimimi kundër ligjit për organizimin dhe funksionimin e KLD-së
– Ankimimi kundër ndryshimeve të ligjit për shkollën e Magjistraturës
– Ankimimi kundër ndryshimeve të ligjit për policinë e shtetit
Plani Kombëtar i gjelbërimit/ Nis me rrugën Rinas-Tiranë, Rama: Hyrja në Shqiperi, jo më shfaqja e shijes së rrënimit
Programi i ri kombëtar për gjelbërimin e rrugëve kombëtare nisi dje me rrugën Rinas –Tiranë, i cili parashikon 400 mijë m2 sipërfaqe të gjelbërt, 130 mijë bimë dekorative dhe 2300 pemë të larta. I pranishëm në nisjen e punimeve, kryeministri Rama u takua e bisedoi me e drejtues të projektit, të cilët e informuan atë mbi punën e deritanishme, si dhe me masat e sigurisë të ndërmarra prej tyre, që realizimi i projektit të mos pengojë mbarëvajtjen e trafikut të përditshëm. “Bëjmë çmos për të respektuar të gjitha kërkesat e sigurisë. Ka një tabelë hyrëse sipas të gjitha standardeve që informon për një kantier të hapur në rrugë, ulje shpejtësie, etj. Janë vendosur shumë birrila e tabela të tjera paralajmëruese”, u shpreh njëri prej drejtuesve. Ndërkaq kreu i ekzekutvit theksoi se ky është fillimi i përmasës së gjelbërt në rrugë. “Duhet të jemi shumë bindës dhe do të vazhdojmë të jemi edhe në vijim në mënyrë që të krijohet një situatë krejt tjetër në rrugët tona. Këto rrugë nuk janë rrugë europiane”, pohoi ai duke pohuar se me përfundimin e projektit, dhe gjithçka që është parashikuar në të, Tirana do të ketë një hyrje me infrastrukturë dinjitoze të një vendi europian. “Janë 400 mijë metër katror gjelbërim, 130 mijë shkurre dekorative, 2300 pemë të larta që do të shkojnë duke u shtuar si kurorë në vitet në vijim. Por ajo që është e rëndësishme është që të kemi një ndarje të qartë të të gjithë kanaleve, në mënyrë që më në fund të krijohet një hyrje për në Tiranë si një vend europian, e kjo të na çojë nga Rinasi deri tek rrethrrotullimi i Kamzës”, u shpreh Rama.




