Taylor Swift, 26 vjeçe dhe Calvin Harris, 32, sipas shumë burimeve, janë ndarë.
“Nuk kishte dramë. Thjesht gjërat nuk funksionojnë ndonjëherë. Askush nuk tradhtoi”, ka thënë një person i afërt.
Në mars, çifti festoi një vit histori së bashku me një udhëtim në tropik.
Taylor Swift dhe Calvin Harris kanë pasur një histori 15-mujore. Ata janë parë shpesh edhe në evente dhe festa, si dhe kanë shpërndarë lirshëm foto nga jeta e tyre private. Harris pati një aksident me makinë, më 20 maj dhe tani është duke marrë veten. Burimet thonë që ndarjen e ka kërkuar ai.




