Ndahet nga jeta Boutros Boutros-Ghali, ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Boutros Boutros-Ghali, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Vdekja e tij është konfirmuar nga Rafael Dario Ramirez Carreno, kreu i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Egjiptiani Boutros-Ghali ka qenë i pari arab që ka mbajtur postin e më të lartë në OKB. Ai e mori këtë detyrë në vitin 1992, pas rolit të tij përcaktues në luftën e Gjirit Persik, dhe e mbajti për 5 vite.

Share it :