Pas lajmit se ish-kryeministri Sali Berisha u shpall sot “Non Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nard Ndoka ishte një tjetër figurë i cili reagoi.
Në një postim në rrjete sociale Ndoka ka thënë: “Berisha do mbetet gjithmonë Burrë Shteti!” shkruan ai shkurt.
Ndërkohë, janë të shumtë figurat e Partisë Demokratike që kanë dalë në mbrojtje të ish-kryeministrit Berisha, duke vlerësuar arritjet e këtij të fundit gjatë karrierës së tij të gjatë politike.
Vetë Berisha reagoi për vendimin e SHBA, duke iu përgjigjur sekretarit amerikan.




