Banorët e Bërxullës, kanë zhvilluar një protestë përballë Kryeministrisë duke kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar.
Ata shprehet se projekti është i manipuluar. Kryeplaku i fshatit gjithashtu ka thënë se projekti është manipuluar.
Nuk ka asnjë leje ndërtimi të dhënë për këtë segment rruge, këtë përgjigje na kanë dhënë. Ndërsa Bashkia e Vorës na thotë kërkesën ia kemi dorëzuar institucioneve përkatëse, por se kush janë këto institucione nuk e morëm vesh.
Unë që jam kryeplak fshati nuk kam asnjë dijeni edhe pse kemi dëgjuar në zonë para 5 vitesh që do të zhvillohet një rrugë në këtë segment. Por para 4 vitesh kam kërkuar projekt rruge, por më është thënë që nuk ka projekt sepse ata i ndërrojnë projektet si duan.




