“Na shikojnë si bujkrobër”, irritimi i Edmond Tupes: Këtu kemi një regjim në kuptimin më negativ të fjalës

Profesori i njohur Edmond Tupja u shpreh se në vend është instaluar një regjim i egër, kryetari i të cilit i shikon qytetarët si “bujkrobër”.

Ai ishte prezent në takimin që Berisha zhvilloi me Frontin për Shpëtimin Kombëtar, ndërsa tha pjesa që e shqetëson më shumë është ndërgjegjja shoqërore, e cila për profesorin nuk është në lartësinë që duhet të ishte. në të vërtetë. Sipas tij, kombi shqiptar ndodhet sot në rrezik.

“Atdheu është në rrezik. Kjo formulë është përdorur në disa vende, ku kishte pushtime. Këtu kemi një regjim në kuptimin më negativ të fjalës, në të cilin kreu i tij e konsideron popullin si bujkrobërit e tij.  Duhet punuar me të rinjtë. Po zhduket kombi, Pozhduket gjuha shqipe. Në rrafshin kulturior, kultura shqiptare po vuan’, tha Tupja.

Share it :