Myftiu i Shkodrës: Fëmijët tanë nuk janë dhunues, as kavie eksperimentale për gazin lotsjellës dhe shkopinjt…

Myftiu i Shkodrës: Fëmijët tanë nuk janë dhunues, as kavie eksperimentale për gazin lotsjellës dhe shkopinjt…

Protestat në vend, mesazhi i myftiut të Shkodrës, imam Muhamed Sytari:

36 vite pas rënies së komunizmit, pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare me zor ia del të mbyllë fundin e muajit pa borxhe. Përse çmimet sa vijnë dhe çmenden në këtë vend, ku rriten e rriten pa asnjë kontroll? Bankat presin dhe përcjellin ditë pas dite aplikantë për kredi. Ku po shkon shoqëria jonë?

Zhurma e madhe e protestave disa mujore dhe e revoltës mbarë popullore të këtyre ditëve na ftojnë që secili të mendojë në vetvete për hakun e tokës dhe sa të dobishëm jemi për njëri-tjetrin.

Mesazhi im i drejtohet atyre që duhet të dëgjojnë për të bërë më të mirën që ky popull mos të poshtërohet, varfërohet dhe mos të detyrohet të lërë vendin.

Fëmijët tanë nuk janë dhunues, as kavie eksperimentale për gazin lotsjellës dhe shkopinjt e hekurit dhe dhunën barbare që pamë ditët e fundit, ndërsa djemtë dhe vajzat tonë që shërbejnë për ruajtjen e vendit nuk duhet të jenë objekt dhunimi

Share it :