Murrizi: Rama tani vjen në heshtje e rri te ‘shtëpia e kuqe’, si ato bandat e viteve ‘99-2000
Ish-deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar lëvizjet e Edi Ramës, gjatë protestave, duke u shprehur se, ai tani shkon në heshtje te ‘shtëpia e kuqe’, ndryshe nga më parë, kur shoqërohej nga disa makina.
Gjatë bisedës, ish-deputeti ngriti edhe akuza për abuzime me fondet publike, duke përmendur inceneratorin e Tiranës, projektin e gazsjellësit TAP dhe koston e kopshtit të Ramës në kryeministri, ‘Edenit’.
Murrizi kritikoi gjithashtu kushtet e pajisjeve të policisë, duke treguar një episod që, sipas tij, kishte ndodhur pak ditë më parë, kur po shkonte në protestë në Tiranë. Ai tha se kishte takuar gjashtë efektivë pranë kryqëzimit te Pallati i Kongreseve dhe kishte vënë re se ata mbanin këpucë të ndryshme.
Tani Rama rri te shtëpia e kuqe.
Ishte në Mal të Zi dhe ka ardhur sot pasdite. A ju ka dhënë çelësin, dhe hyjnë këto kontigjentët e bëjnë takime, këta të listave të shpërblimeve, patronazhistët.
Vjen në heshtje, se s’ka pasur ardhur kur vinte ky, vinte me tre-katër makina. Tani vjen pa zhurmë. Hajdutët! Si bandat në ’99-ën, 2000-shës.
Kujtoj një ngjarje në ’97-ën, njëri ka hyrë te një lokal atje, i ka marrë çelësat e në makine shtetërore, e mori aty dhe ata ngelën shtatë veta.
Dhe u thashë unë me humor: Hajde burra ikni shpejt se mos kthehet prapë e t’ju hypi në kurriz për të shkuar në shtëpi! Po lëreni makinat. Kështu që jemi në këtë…
500 milionë euro është vetëm inceneratori i Tiranës, që nuk u ndërtua.
15 miliardë është vetëm te Bankersi.
6 milionë i bën kopshti atje i Edenit.
Edhe takova policë të para tre ditësh atje kur po vija në protestë aty te kryqëzimi mes Pallatit të Kongreseve, Ishin gjashtë policë. I njoha aty. Ty të thonë çfarë po bëhet, unë po i shihja nga këmbët. Gjashtë policë, gjashtë palë opinga të ndryshme.
Dhe i thashë: Hë mo, shihni opingat. Që kur e çova unë tenderin e policisë në SPAK, te ky hetues Kraja, ai arrestoi ca viktima atje, ca të pafajshëm kot, dhe nuk shkoi atje ku duhej.’, tha ndër të tjera Myslim Murrizi në SYRI TV.




