Muret e turpit

Alba Kepi

Muri mes SHBA e MeksikësKëtë të shtunë më 20 qershor si çdo vit do të festohet “Dita Botërore e Refugjatit”. Arena mediatike e pret me imazhet e emigrantëve klandestinë nga Afrika e Veriut që kalojnë ditët e para të Ramazanit, duke fjetur mbi shkëmbinjtë buzë detit mes kufirit Itali-Francë, me kampet e sirianëve mbushur me gra e fëmijë që i largohen luftës, me ujërat e Mesdheut të kthyera në një varrezë njerëzore nga të mbyturit e anijeve që nisen nga Libia.

Këtë të shtunë më 20 qershor si cdo vit do të festohet “Dita Botërore e Refugjatit”. Arena mediatike e pret me imazhet e emigrantëve klandestinë nga Afrika e Veriut që kalojnë ditët e para të Ramazanit duke fjetur mbi shkëmbinjtë buzë detit mes kufirit Itali-Francë, me kampet e sirianëve mbushur me gra e fëmijë që u largohen luftës, me ujërat e Mesdheut të kthyera në një varrezë humane nga të mbyturit e anijeve që nisen nga Libia.

I ftuar në një talent show televiziv, shkrimtari Roberto Saviano, i cili prej 2006 kërcënohet me vdekje nga Mafia Italiane, i drejtohet menjë pyetje të rinjve pjesëmarrës; “Çfarë do të jepni për të realizuar ëndrrën tuaj?”

Pa pritur përgjigje u shfaq atyre një video, ku në pjesën e poshtme të një makine janë fshehur dy persona që po kalojnë ilegalisht kufirin mes Marokut e Spanjës. Skena zhvillohet në qytetin e Melillas ku një mur hekuri telash me gjemba shtrihet me dhjetëra kilometra në kufirin që ndan tokat spanjolle nga Afrika e Veriut. “Unë di, thotë ai se çfarë ata persona janë të gatshëm të japin… gjithçka, dhe jetën e tyre, veç për t’ia mbathur nga ato vende ku arrestohesh për fjalët e tua, për besimin fetar, për idealet.”

Nuk dihet sa është numri i atyre që mundin të kapërcejnë çdo ditë një mur, një shkretëtirë, një det, as numri i atyre që humbasin përjetë nën ujë, nën rërë o harrohen nga kjo botë, ndërsa janë të numërueshme kilometrat e mureve prej çimento, prej telash korrenti o sensorësh elektronikë të ngritura kudo në botë, për të penguar jetën e mijëra e mijëra personave që sakrifikojnë gjithçka për të jetuar më mirë, larg luftës, persekutimit, diskriminimit, diktaturës e varfërisë.

Bota mediatike i epitezon klandestinë, refugjatë e herë emigrantë klandestinë, politika i shndërron në statistika, por pas çdo shifre e përqindje ka një histori jete e pas cdo largimi ekziston sakrifica, mbijetesa, mbrojtja e dinjitetit të jetës, besimi fetar, shpirtëror e shpresa.

Prej nëntorit të 1989, kur me shembjen e murit të Berlinit u bashkua lindja e perëndimi i Evropës, e deri më sot, më shumë se 8 mijë kilometra mure të tjera ndarëse janë ngritur nga Amerika në Evropë, Azi e Afrikë. Nje tjetër mur pritet të ngrihet së shpejti në Hungari. Por më të frikshëm janë dhjetëra mijëra kilometra të padukshëm mure paragjykimesh, opinionesh, mohimesh e injorimesh që ngrihen çdo ditë para ekzistencës së të qenët i huaj. Shpesh shndërrohen në slogane që ushqejnë politikën, mjetet e informacionit apo rrjetet sociale e të qenët i huaj, emigrant, refugjat u shtohet jo pak herë padrejtësisht akuza “terroristë, kontrabandistë, kriminelë.”

Këtë të shtunë më 20 qershor si çdo vit do të festohet “Dita Botërore e Refugjatit”. Arena mediatike e pret me imazhet e emigrantëve klandestinë nga Afrika e Veriut që kalojnë ditët e para të Ramazanit duke fjetur mbi shkëmbinjtë buzë detit mes kufirit Itali-Francë, me kampet e sirianëve mbushur me gra e fëmijë që u largohen luftës, me ujërat e Mesdheut të kthyera në një varrezë humane nga të mbyturit e anijeve që nisen nga Libia.

Qe viti 2001 kur kjo datë u zyrtarizua për herë të parë si një Ditë Botërore, në kujtim të miratimit të Konventës së OKB, mbi statusin e emigrantit. Sipas saj koncepti juridik i refugjatit është “çdokush që i largohet vendit të tij për arsye persekutimi për shkak race, feje, kombësi, përkatësie e një grupi social o për opinionin e tij politik.”

Sivjet më 2015 pothuajse mbi 90 % e emigrantëve që u largohen vendeve të tyre realisht mbajnë këtë status. Por përballë të drejtave të tyre juridike ngrihen çdo ditë mure të padukshme, joshur nga keqinformimi e urrejtja, si dhe propozime muresh të reja me tela e gjemba, çimento o të modernizuar elektronikë, që u bashkohen kilometrazhit ekzistent e të turpshëm kundër të drejtës për t’u larguar, për të shpëtuar, për të jetuar.

Në emër të së drejtës për të shpëtuar, për t’u larguar aty ku mohohet jeta, në Ditën Botërore të Refugjatit të akuzuar janë të gjitha muret kudo që janë ngritur o do të ngrihen e kudo që gjejnë vend në mendime e fjalë për të frymëzuar diskriminimin, persekutimin, ksenofobinë.

“Për të drejtën e largimit dhe të jetës”, në mbrojtje të së drejtës së çdokujt për t’i shpëtuar vdekjes, persekutimit e diskriminimit, e që duhet të jenë vlera themelore e juridike të bashkëjetesës civile.

“Për të drejtën e largimit dhe të jetës”, pasi prej kohësh Deti i Mesdheut është kthyer në një varrezë të Evropës, ku kanë humbur jetën gra, fëmijë, burra, shpesh herë pa emër dhe identitet.

“Për të drejtën e largimit dhe të jetës”, pasi dhe udhëtimi i atyre që i shpëtojnë vdekjes e persekutimit në vendet e origjinës, apo torturave të trafikantëve të qenieve humane, gjen dyert e mbyllura të një kontinenti të paaftë me institucionet e tij për të përballuar një emergjencë të pashtyshme më.

“Për të drejtën e largimit dhe të jetës” kundër sjelljeve raciste e ksenofobe përballë të së drejtës themelore të mbrojtjes ndaj kujtdo që kërkon azil.

“Për të drejtën e largimit dhe të jetës”, pasi tek emigrantët që zbarkojnë çdo ditë në Itali është aktivizuar një rrejt korrupsioni e keqtrajtimi që i ka kthyer në viktima të dyfishta.

“Për të drejtën e largimit dhe të jetës” pasi duke mbyllur kufijtë e Evropës, apo duke larguar vëmendjen diku tjetër nuk është se mund të ndalohet zjarri i ndezur nga Lindja e Mesme në Afrikën Subsahariane e deri në brigjet e Afrikës Veriore.

 

Muri izraelit

I ndërtuar më 2002 në kufirin mes Palestinës, e totalisht në territorin palestinez, është i gjatë rreth 730 km e i përbërë në gjatësinë e tij herë nga pjesë muri, herë nga llogore e herë nga dyer elektronike. Arsyeja e ndërtimit justifikohet nga Izraeli si objekt mbrojtje kundër terroristëve palestinezë. Njihet ndryshe dhe si “muri i turpit” i dënuar shumë herë nga OKB e nga shumë institucioneve ndërkombëtare. Rreth 45 mijë banorë palestinez janë të bllokuar e të rrethuar nga ekzistenca e këtij muri.

 

Muri mes Indisë e Pakistanit

Ky mur gjendet në zemër të qytezës Wagah e me mijëra kilometra ndan Indinë me Pakistanin e dhjetëra familje që jetojnë në territorin e këtyre kufijve.

 

Muret mes Marokut e tokave spanjolle të Ceuta e Melilla

Këto mure janë ndërtuar më vitin 1999 e përbërë nga tela gjemba. Të lartë rreth tre metra e të gjatë 8 e 10 km. Përgjatë tyre rruga kontrollohet natë e ditë çdo orë e vigjilohet nga sensorë të fuqishëm elektronikë.

 

Muri mes Marokut e Saharasë Perëndimore

Ky mur është i ndërtuar më vitin 1991 nga qeveria Marokene për t’u mbrojtur nga popullsitë rezidente në Veri të ish territoreve të Saharasë spanjolle. I gjatë 2 mijë kilometra e i lartë rreth 10 metra i ngjan një fronti të vërtetë lufte me zona të minuara, pozicionime për armatime të rënda, depozita municioni, karburanti e një rrjet i fortë kontrolli. Një sistem i fortifikuar elektronik jep alarmin duke aktivizuar zjarrin e ndërhyrjen e skuadrave speciale sapo dikush tenton kapërcimin e tij. Rreth 200 mijë ushtarë janë të angazhuar në ruajtjen e ekzistencës së tij.

 

Muri mes SHBA e Meksikës

Një fletë metali e lartë prej dy deri në katër metra ndan SHBA me Meksikën. U ndërtua më vitin 1994 me qëllim ndalimin e emigrantëve klandestinë në kufirin nga Tijuana në Sandiego. Është i gjatë 3140 metra e i përbërë nga kulla vrojtimi, tela me gjemba, ndriçim i fortë, e skuadra të specializuara vrojtim.

 

Muri i Bagdadit

Ky mur çimentoje u ndërtua nga ushtria amerikane për të shpëtuar lagjen sunite të Adhamiyas, rrethuar nga të gjitha anët nga shiitët. I ngritur në Sadr City ndërtimi i këtij muri synonte ndalimin e hyrjes së ushtarëve shiitë në të ashtuquajturat “zonat jeshile” ku kishin seli institucionet irakiane e ambasada amerikane. Ky mur ekziston dhe sot pas tërheqjes së trupave të huaja nga këto territore.

 

Muri i paralelit të 38-të në Korenë e Veriut

Ky mur është ndërtuar më vitin 1953 pas përfundimit të Luftë së Koresë. Është i gjatë 246 km e ndan 122 qyteza, 240 rrugë, lumenj, hekurudha e mijëra familje. Përgjatë tij ekziston një fashë toke prej 4 km e minuar dhe e qarkuar nga tela me gjemba. Ruhet nga 8 mijë kulla vrojtimi, 2 milionë ushtarë e një depozitë e madhe armatimesh e municioni. Quhet i tillë pasi shtrihet në paralelin e 38 gjeografik që ndan Korenë e Jugut me Korenë e Veriut.

 

Muri i Irlandës së Veriut

Ky mur njihet ndryshe si muri i Belfastit pasi i ndërtuar në këtë territor është nga njëzet muret më të famshme që ndajnë komunitetin e besimtarëve katolikë nga ata protestantë në Irlandën e Veriut. I lartë rreth 15 metra përshkon gjithë gjatësinë e Springfield Road.

Share it :