Mund t’u thyesh këmbët studentëve, por jo dinjitetin’, Gjekmarkaj: Prindërit dhe pedagogët s’duhet t’i lënë vetëm

Mund t’u thyesh këmbët studentëve, por jo dinjitetin’, Gjekmarkaj: Prindërit dhe pedagogët s’duhet t’i lënë vetëm

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit, duke akuzuar qeverinë për përdorim të dhunës dhe përçmim ndaj protestuesve.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Gjekmarkaj e cilëson studentin e lidhur te kangjellat e ministrisë si simbol të Shqipërisë reale, ndërsa pamjet e dhunës policore, ai thote se dëshmojnë mënyrën se si pushteti përballet me qytetarët.

Policët që u thyen këmbët studentëve janë fytyra e vërtetë e kësaj qeverie! Studenti i lidhur te kangjellat e Ministrisë është fytyra e Shqipërisë reale”, shkruan Gjekmarkaj.

Ndërkohë që sot pritet sërish protestë para Ministrise se Arsimit, Gjekmarkaj u bën thirrje prindërve, pedagogëve dhe shoqërisë që të qëndrojnë pranë studentëve, duke theksuar se institucionet e sigurisë nuk duhet të përdoren për të mbrojtur interesat e pushtetit politik.

Share it :