Deputetja Rudina Hajdari ka folur së fundmi për vendimin e saj për mosdorëzimin e mandatit. Ajo është shprehur se vendimi i saj nuk ka lidhje me Vettingun e nënës së saj.

Rudina Hajdari, deputetja e cila nuk pranoi të linte mandatin ka treguar së fundmi detaje nga vendimi i saj.
Në emisionin “A Show” në “News 24” ajo u pyet nga Adi Krasta nëse ky vendim ka ardhur për shkak të një frike për nënën e saj, Fatmir Hajdarin që mund të rrezikonte detyrën si gjyqtare në kuadër të Vetingut. Deputetja u shpreh se nuk i ka shkuar në mendje një gjë e tillë.
Nuk më ka shkuar fare në mend sepse është komplet jashtë asaj që unë dua për të kontribuar në Shqipëri. Mamaja ime ka jetën e saj, vettingu, reforma në drejtësi ka marrë rrugën e saj. Nuk ndikoj dot në këtë proces. Mamaja ime ka qenë gjyqtare para se unë të hyja në politikë.




