Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka uruar 14 shkurtin, ditën e Shën Valentinit me një foto të Kullës së Sahatit, pa kullat që i kanë marrë frymën prej 5 vitesh. Në një postim të sajin në rrjetet sociale, Kumbaro ka vënë një foto për të cilën fotografi duhet të jetë mundur shumë, duke e kapur nga poshtë, me fokus nga Biblioteka Kombëtare, e vetmja anë që ka mbetur pa u rrethuar nga kullat që janë vetëm 3 metra larg monumenti të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.
‘Mirmëngjes me dashuri nga Tirana’, shkruan Kumbaro në Facebook, duke sjellë fotot e kullës pa kulla, të rrethuar me zemrat kineze me helium, që rivihen prej disa vitesh në muret e monumentit, çdo 14 shkurt.




