Ministritë që do të marrin më shumë punonjës/ Kontratat e përkohshme, ja vendet e lira për 541 punonjës

Driçim Çaka

administrateNumri i punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore për vitin 2014 është 541. Vendimi i qeverisë zbulon se cilat do të jetë vende e lira në çdo institucion. Ministria që do të punësojë më shumë punonjës do të jetë ajo e Zhvillimit Urban dhe Strehimit, e cila do të lidhë kontratë me 211 të papunë, ndërsa Ministria e Bujqësisë do të punësojë 140 persona. Pjesa më e madhe e vendeve të lira janë në pozicionin sanitare, ndërkohë që do të punësohen mjekë, specialistë, punonjës të thjeshtë si dhe në shumë fusha të tjera. “Përjashtimisht, për punonjësit e përkohshëm për Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe për 4 punonjësit e Drejtorisë së Dëmshpërblimit të ish-të Përndjekurve Politikë në Ministrinë e Financave nuk zbatohet pika 3 e vendimit nr. 1703, datë 24.12.2008 “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”. Përjashtimisht, për qendrat e transferimit të teknologjisë në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për shkak të veçorisë së punës, pagesa e punonjësve të kontraktuar përllogaritet sipas volumit të punës së kryer dhe paguhet sipas preventivit përkatës”, – thuhet në vendimin e qeverisë.

 

Share it :