Ministri Tahiri sulmon gjyqësorin: Po goditet drejtorin e Policisë së Shtetit Cako

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme ka sulmuar pushtetin gjyqësor se është duke goditur drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako. Sipas Tahirit KLD është duke mbrojtur gjyqtarin e shkarkuar për dhënie të vendimeve ku janë liruar vrasës.

“Po goditet drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako. I bëj thirrje çdo punonjësi policie në çdo cep të Shqipërisë që të mos tremben aspak nga pushteti i djeshëm me gjyqësorin e sotëm.

Përshëndes deklaratën e KLD-së, sipas meje një nga deklarata më të sinqerta të KLD-së në mbrojtje të gjyqtarit Arjan Aliaj.

KLD nuk do të kishte pasur mundësi që të demaskohej në mënyrë ekzemplare duke dalë në mbrojtje të këtij gjyqtari që është shkarkuar për dhënie të vendimeve të padrejta dhe i ardhur në detyrë për ti shërbyer këtij pushteti. Përshëndes KLD-në për fytyrën e vërtetë që shfaqi”, tha Tahiri gjatë konferencës së tij.

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :