Një shqiptar i kërkuar në të gjithë Europën dhe i dënuar me 15 vite nga drejtësia belge është prangosur rastësisht pasditen e djeshme në stacionin e trenit në Milano. Ka qenë policia hekurudhore që ka dyshuar tek ai dhe ka nisur kontrollet. Nga dokumentet dukej se çdo gjë ishte në rregull, por dyshimet e policisë kanë bërë që ai të shoqërohej për verifikime të mëtejshme. Pas marrjes së shenjave të gishtërinjve, ka rezultuar se ai ishte i shumë kërkuar nga disa vende në Europë ndërsa ndaj tij ishte dhënë një dënim prej 15 vitesh burg nga drejtësia e Belgjikës. Ai është shoqëruar aktualisht në qelitë e burgut të San Vittore.




