Michael Rubin: Ambasadorë si Yuri Kim, që mbështet një parti dhe grup politikanësh, e dëmton imazhin e ShBA

I ftuar në një intervistë ekskluzive në SYRI TV me Armela Ferkon, Michael Rubin, ish-zyrtar në Pentagon, ka folur në lidhje me artikullin e tij për ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, që sipas tij është përmendur shpesh në kontekste të ndryshme, kryesisht jo pozitive, gjatë periudhës së saj në detyrë në Shqipëri dhe nëpër botë.

Duke u ndalur te aktiviteti i saj si diplomate në Tiranë, Rubin theksoi se ambasadorë amerikanë si Yuri Kim që mbështet një grup politikanësh në vend që të mbështesë të gjithë vendin dhe të mbështesë një parti në vend të të gjithë sistemit politik, e dëmton imazhin e ShBA.Rubin: Shqipëria ka qënë ‘pro’ amerikanë sepse ne kemi vlera të përbashkëta që kanë lidhje me lirinë dhe çfarë ka realizuar Shqipëria pas ‘Luftës së Ftohtë’, ka qënë e mrekullueshme.Vlerat tona reciproke nuk duhet të përfshijnë abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin dhe kudo ku kam parë ambasadorë amerikanë si Yuri Kim që mbështet një grup politikanësh në vend që të mbështesë të gjithë vendin dhe të mbështesë një parti në vend të të gjithë sistemit politik, e dëmton imazhin e ShBA, prandaj mendoj se një qeverisje e mirë dhe një diplomaci e paanshme, duhet të jenë në interesin e sigurisë kombëtare të ShBA. 

Share it :
Diskreminuesja” tek anti-diskriminimi me votë socialiste! Nga Boldnews.al Është njësoj si një piroman recidivist ta emërosh “rojtar pylli”, pasi t’i kesh dhënë në duar benzinë dhe shkrepëse. Kjo ndodhi në Parlament, kur deputetët e mazhorancës zgjodhën Genta Tafa Bungon, Komisioneren Kundër Diskriminimit. Ish-anëtarja e KPK-së (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) në vetingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte emri që socialistët nuk mund ta kthenin kurrë pas… Emri që mori bekimin e mazhorancës që do të drejtojë “institucionin e pavarur”, u përfshi në një skandal të dyshuar serioz ku pretendohet se në një audiopërgjim ajo shprehet: “Do t’i heqim ata malokët”, duke iu referuar gjyqtarëve dhe prokurorëve nga veriu i vendit. “Ky është një turp kryetar, një njeri që ka diskriminuar veriun… Një njeri që është përdorur politikisht në procesin e Vettingut… Ky është turp, turp, turp”, tha deputeti i PD-së Gazmend Bardhi, teksa Tafa ishte në foltore gjatë momentit të betimit. Të gjithë në rresht 83 vota të socialistëve e katapultuan Bungon në “institucionin e pavarur”. Ndër të tjera Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është institucion i pavarur në ushtrimin e detyrës, që siguron mbrojtjen nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, vendbanimit etj. Paradoksalisht e akuzuar si e dyshuar për diskriminim krahinor e gjuhësor mori postin e personit që të mbron nga diskriminimi. Një detyrë që ajo nuk e kishte preferencën e saj të parë, por siç i rrodhi situata duhet të jetë e lumtur. Ajo aplikoi për të qenë anëtare e Gjykatës së Lartë, por pas verifikimit të kriterit të pasurisë, Bungo nuk e kaloi këtë test, duke mos justifikuar llogaritë bankare dhe pasuritë e pantundshme. Pasi nuk u pranua si anëtare e Gjykatës së Lartë për shkak të moskalimit të kriterit të pasurisë, vendosi të katapultohej nga socialistët në zyrën e Komisionerit Kundër Diskriminimit.