Metani ne Arktik, një bombe me sahat

metani ne arktikShkencëtaret thonë që lëshimi i sasive të mëdha të metanit në Arktik mund të kenë një ndikim shumë të madh në botë. Kërkuesit vlerësojnë që ndryshimet klimatike që çojnë në lëshimin e këtij gazi mund të kushtojnë shumë dhe më shumë mundësi do të ndihen në vendet që janë në zhvillim. Shkencëtaret kanë pasur shqetësime në lidhje me rritjen e temperaturave në permafrost prej shumë vitesh. Sasi të mëdha metani janë përqendruar në tundrën e ngrirë të Arktikut. Më parë është mësuar që ulja e sasisë së akullit në detin Siberian Lindor po bën që ujërat të ngrohen dhe të lëshohet metani. Shkencëtarët kanë zbuluar këtë gaz deri në 1 kilometër diametër që ngjitet nga ujerat. Në këtë studim kërkuesit janë munduar të vënë një çmim ekonomik në dëmtimin klimatik që mund të shkaktojnë këto lëshime metani. Metani është një gaz i fuqishëm, megjithëse zgjat më pak se një dekadë në atmosferë. Duke përdorur një model ekonomik shumë të ngjashëm me atë të përdorur nga Lord Stern në vitin 2006, kërkuesit ekzaminuan çfarë do të shkaktonte lëshimi i 50 gigaton metan gjatë një dekadë. Ata zbuluan që kjo mund të shtonte përmbytjet, ngritje të nivelit të detit dëmtim në agrikulture dhe dëmtim të shëndetit të njerëzve në një vlerë që do të kapte 60 trilion $. “Kjo është një bombë ekonomike me kohë që në këtë fazë nuk është ende e njohur në skenën botërore”, tha Profesori Gail Ëhiteman në Universitetin Erazmus në Holandë. “Ne mendojmë që është shumë e rëndësishme për ne që të diskutojmë se kush janë pasojat e lëshimit të metanit dhe çfarë ne mund të bëjmë në mënyrë që ta ndalojmë këtë të ndodhë.” Sipas këtyre lajmeve të reja përfitimet e mundshme që ishin parashikuar deri tani, do të ishin vetëm një fraksion i kostos që do të shkaktonte lëshimi i metanit. Autorët e studimit thonë që lëshimi i kësaj shkalle i metanit do të afronte datën kur temperaturat globale do të rriteshin më 2 gradë ndërmjet 15 dhe 35 viteve. “Ne po shikojmë një efekt të madh. Mund të këtë një efekt katastrofal në klimën botërore”, tha Prof Peter Ëadhams nga Universiteti i Cambridge. Disa shkencëtarë kanë paralajmëruar që nuk dihet mjaftueshëm në lidhje me një lëshim të tillë metani. Metani nuk gjendet në atmosferë në sasi të mëdha, Prof Ëadhams thotë që sasia është duke u rritur.

 

“Ne po shohim një rritje të nivelit të metanit në atmosferë. Kur shihen imazhet satelitore, për shembull të satelitit Metop, sasia është rritur shumë në tre vitet e fundit dhe rritja më e madhe po ndodh mbi Arktik”, tha ai.

 

Autoret thonë që ndikimet e metanit do të ndiheshin më shumë në vendet në zhvillim që janë më të kujdesshëm ndaj ujërave që ngrihen, përmbytjeve dhe problemeve agrokulturore dhe të shëndetit të temperaturave në rritje.

Share it :