Meta rrembehet, Irena Gjoka shpetohet, çfare drejtesi maskarenjsh!
Nga Petrit Vasili
Presidenti Meta u rrembye ne menyre kriminale, me urgjence skizofrenike, mu ne mes te rruges me urdher te nje drejtesie maskarenjsh, te nenshtruar e poshteruar nga Rama dhe qe u ekzekutua nga nje narkopolici horrash.
Ndersa per Irena Gjoken me fakte, qe ulerijne e nuk kane asnje nevoje per interpretim, Drejtesia e maskarenjve zvarritet, sorollatet ben gjoja si e pafuqishme dhe si budallaqe, me qellimin e vetem qe te mos ta denoje ashtu siç e kerkon ligji sepse kete i kerkon narkopushteti, qe e ka kapur per fyti.
Perballja e ketyre dy situatave zhvesh lakuriq drejtesine gjoja te re, por qe realisht eshte shume me e vjeter dhe me e zeze se drejtesia e meparshme.
Interesi per ta shfrytezuar Irena Gjoken deri ne fund dhe kryerja prej saj e detyrave qe i ngarkon pushteti i Rames per te denuar liderat e opozites po i nxjerr bojen drejtesise se maskarenjve, qe nuk i jep ndeshkimin e merituar ligjor kesaj gjyqtareje te kapur koke e kembe.
Ndersa nga ana tjeter presidenti Meta mbahet i izoluar pa asnje prove e fakt kunder tij dhe me vendime te njepasnjeshme antiligjore, qe i privojne lirine.
KLGJ sot vazhdoi perseri skenarin mafioz ne favor te pushtetit duke mos marre vendim per Irena Gjoken, ndersa po sot GJKKO serish dha vendim kundra lirimit te presidentit Meta.
Kjo nuk ka emer tjeter pervecse Drejtesi maskarenjsh zgjatim i narkomafies ne pushtet.




