Meta: Paqe mes popujve në Gadishullin e Ballkanit! Karaxhixh, drejtësi e vonuar!

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj”, shprehet Presidenti Meta.

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të lënë në burg përjetë, Radovan Karaxhixhin si përgjegjës për krime lufte në Bosnje Hercegovinë, ka reaguar edhe kreu i shteti shqiptar, Ilir Meta.

Ai shprehet  se një vendim i tillë është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por edhe një dëshmi që duhet bashkëpunim  e paqe mes kombeve dhe vendeve dhe popujve në Gadishullin ne Ballkanit.

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”, shprehet Meta.

Share it :