Meta një i burgosur politik’/ Berisha: Një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës

Meta një i burgosur politik’/ Berisha: Një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës

Një farsë e turpshme, një farsë që mbahet gjallë nga një ish-xhelat i Sigurimit të Shtetit dhe të tjerë, me falsitete, dokumente false dhe si një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës, njeriut, krimet familjare të të cilit e bëjnë atë më kriminel se sa etërit e tij.

Sali Berisha: E thotë Viktor Hygoi diku, çobani i bagëtive të egra është më i egër se ato.

Bastardi i egërsirave, i xhelatëve të komunistëve është më i egër se vetë ata.

Dëgjoni, ju duhet të bëni investigim.

Unë ftoj mediat të bëjnë investigim.

Dëgjoni se çfarë bëjnë, dorëzojnë dokumente të cilat faktojnë se kanë ngritur akuzën mbi falsitet dhe nuk do i jepen LSI-së për dy vite, nuk duhet t’i shohin se nuk duan t’u dalin akuzat fale, të turpshme që kanë lëshuar ndaj tij.

Edhe njëherë u them, asnjëra prej akuzave ka absolutisht zero substancë.

E mban Edi Rama vetëm nga frika dhe tmerri, sepse siç e shihni ju, ai tani mbahet në çdo fije bari, është i aftë për çdo akt, pasi në fakt është një kufomë e pakallur.

Zoti Berisha, kjo ishte hera e parë që ju komunikuat me zotin Meta që pas arrestit të tij. Patët mundësi të diskutonit edhe mbase për çështje të tjera, për situatën politike? U ndau ai ndonjë shqetësim me ju?

Sali Berisha: Biseda ime ishte në mjedis të hapur dhe natyrisht gjatë kësaj kohe biseduam për aktin e turpshëm, se të mbash të burgosur politik vetëm nga frika dhe tmerri siç bën Edi Rama, është një akt për të cilin nuk mund të them gjë tjetër veçse vazhdon me përpikmëri dhe besnikëri rrugën e babait të vet

Share it :