Meta: Në vitin 2013 borxhi publik ka qenë 62.4%, ndërsa sot, është 107%. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me 1 vit eksporte, në Shqipëri nevojiten 13 vite eksporte, sepse ky merr borxhe për të shlyer borxhe, që ky të fluturojë në luks dhe shqiptarët të zhyten në mjerim. Qeveria e kapur për gryke nga oligarkëtdhr mafia po bën gjithshka që të asgjesojë prodhimin vendas me taksa të reja dhe akciza të jashtëzakonshme dhe po godet pa mëshirë shtresën e mesme, që ti dobësojë e ti detyrojë të largohen nga vendi.
Prej kohësh Rilindja i ka shpallur luftë shtresës së mesme. Akti më i fundit nuk kurseu as profesionet e lira. Përfitimi vjetor nga kjo taksë e re e shtuar për profesionistët e lirë është vetëm 17 milionë, ose sa vlera e 700 metrave rrugë të re, sipas standarteve të Rilindjes. Grabitqarët e Rilindjes detyrojnë qytetarët të paguajnë borxhe miliarda euro që vetëm janë vjedhur dhe nuk kanë prodhuar asgjë përveç varfërisë dhe mjerimit. Të gjithë peshën e krizës, Qeveria ia ka faturuar popullit përmes mosrritjes së pagave dhe pensioneve, përmes taksave të reja shtesë. Ajo nuk ka vullnet për indeksimin e pagave dhe pensioneve spese ka prioritet të vazhdojë të vjedhë dhjetra milionë euro për inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston, sepse I duhet të vjedhë me shtatë PPP e reja; sepse qindra milionë euro do paguhen për arbitrazhet e gjyqet e humbura nga korrupsioni rilindjes.




