Mësuesja nga Kuçova: Jam kërcënuar të mos vija tek foltorja e PD

Mësuesja nga Kuçova: Jam kërcënuar të mos vija tek foltorja e PD

Në foltoren e përjavshme të opozitës të mbajtur përballë Kryeministrisë, Erisilda Hoxha nga Kuçova ka denoncuar problematikat e thella që kanë mbërthyer komunitetin e saj. Arsimtare dhe përkthyese me profesion, u ngjit në podium për të rrëfyer realitetin e hidhur të qytetit të saj, duke nisur nga varfëria ekstreme dhe duke përfunduar me kërcënimet që ka marrë për shkak të aktivizmit të saj me PD-në.

Fjala e saj

Rama nuk është kryeministri jonë, sepse të jesh kryeministër duhet të jesh i votuar me të drejtë. Të jesh kryeministër do të duhet së paku, të përballesh me qytetarët.

Kisha bërë gati fjalë sot, por e kam ndërruar 100 herë rrugës për shkak të mesazheve që më vinin vazhdimisht nga qytetarë kuçovarë, të cilët donin që të referohej sot problematika e tyre. Dhe besomëni, problematikat në një zonë aq të vogël sa Kuçova janë aq të mëdha dhe varfëria është ulur aq këmbëkryq, saqë nuk dalin të gjitha minutazhet televizive për t’i bërë publike ato.

Në Kuçovë më vjen keq por nuk punohet dhe për këtë arsye qytetarët në 2023-shin zgjodhën si alternativë opozitën e bashkuar.

De facto, ne kemi arritur që për 30 vjet ta thyejmë atë bastion të majtë. Dhe de facto, pavarësisht formulave dashakeqe rilindase për të vjedhur karriget, ne e gëzojmë sot moralisht Kuçovën në tre njësi të fituara dhe në tre lagje nga pesë. Përpos kësaj, doja të flisja për problemin më madhor që e gjen kudo në Shqipëri, që janë mbetjet urbane.

Sa lekë të shpenzuara. Në Kuçovë, ne kemi një landfill, i cili nuk e di se cili ekspert inxhinierik e mendoi që të ndërtohet në bankinat e lumit dhe jo më larg se tre muaj, landfillin na e mori lumi, na e derdhi në det me gjithë mbetjet. Dhe jo më larg se zonave të banuara 300 metër. Nuk e di nëse ka nëse ka organizatë botërore për mjedisin që e pranon këtë këtë landfill që ne kemi në Kuçovë, që bëhet shkak për të përmbytur toka të tëra dhe toka pjellore.

Jam shumë mirënjohëse që këtu ka ende qëndrestarë.

Zakonisht na dërgon ato dronat që na numërojnë si te ai filmi i shtigjeve të luftës.

Sot kur unë kam nxjerrë njoftimin që do vij këtu të them këtë fjalën e thjeshtë qytetare kuçovare, unë jam kërcënuar publikisht dhe më është zënë në gojë familja dhe ja kthej përgjigjen sot.

Unë përderisa kam marrë përsipër këtë qëndresën, do t’i shkoj deri në fund dhe në zgjedhjet e ardhshme, në 2027, me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Partinë Demokratike që ne e kemi në Kuçovë, duke i falenderuar ata çuna dhe goca që janë të jashtëzakonshëm aty, ne do arrijmë të sjellim fitoren dhe karrigen e merituar zotit Maliqi, i cili qëndron krah qytetarëve dhe sot së bashku me deputetët e Partisë Demokratike që janë aty për t’ju dëgjuar.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :