Mesi nostalgjik: Ishte e bukur kur te Reali ishte Ronaldo, sfida të dhuronte diçka më shumë

Dualizmi historik mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos është zbehur që nga momenti kur portugezi vendosi të largohej nga Spanja për t’iu bashkuar Juventusit. Këtë e ndjen edhe Lionel Mesi, i cili ëndërron kohët e arta kur golat e njërit apo tjetrit ishin diskutimi kryesor si në Spanjë, ashtu edhe në Europë, sidomos kur afrohej “El Clasico”.

“Është e vërtetë që Barcelona më ka ofruar një kontratë për të gjithë jetën, por isha unë që e refuzova. Nuk dua një kontratë që të më lidhë apo detyrojë. Unë dua që të jem sa më mirë që të jap maksimumin dhe të luaj e vazhdoj të luftoj për objektivat. Mund të ndodhë për gjithë jetën, por jo si meritë e kontratës. Por them se po, këtu do të qëndroja për të gjithë jetën.

Nejmar? Flasim shpesh, kemi edhe një grup në Ëhatsapp me Suarez. Është e komplikuar që të kthehet, shumë anëtarë të klubit nuk e duan, ndaj është e komplikuar.

Kristiano Ronaldo? Tani është e çuditshme, ishte shumë e bukur kur Kristiano ishte këtu, ndeshjet me Real Madrid ishin shumë më speciale, sfida të dhuronte diçka më shumë”, pranoi “Pleshti” në intervistën e tij.

Share it :