MESAZH ME TRIT*L NË LEZHË! Shp*rthen makina e agjentit të krimeve, forca të shumta policie në vendngjarje

MESAZH ME TRIT*L NË LEZHË! Shp*rthen makina e agjentit të krimeve, forca të shumta policie në vendngjarje

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë, ku shënjestër ka qenë automjeti i agjentit të krimeve.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse i është vendosur mjetit në pronësi të agjentit të krimeve me inicialet G. Gj.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e motiveve të këtij atentati.

Share it :