Me zgjedhje e të detyruara/ Provimet, listat e lëndëve për maturantët, strukturat e testeve dhe orientimet përkatëse

 

largea_provim-620x3481440141130

 

Lënda e matematikës, gjuhës shqipe dhe  letërsisë, dhe një gjuhë e huaj janë tre provimet e detyruar që duhet të shlyejnë maturantët

 

Sejrie Baleta

 

 

Sipas kritereve të caktuara nga Ministria e Arsimit, maturantët duhet të japin si provime të detyruara si lëndë dalëse të maturës shtetërore. Si lëndë të detyruara janë: Matematika, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, dhe  një gjuhë e huaj në varësi të shkollave se kë kanë gjuhë parësore.

 

Lënda: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

 

Lënda e gjuhës shqipe dhe e letërsisë është provim i detyruar i Maturës Shtetërore për të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme. Për këtë, ata i nënshtrohen një testi, në përbërje të të cilit janë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë lëndë, gjatë viteve të shkollës së mesme. Objektivat e programit të lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë realizohen nëpërmjet teksteve (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik). Kësisoj, testi i Maturës Shtetërore do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik), jo domosdoshmërisht të punuara në klasë.

 

Struktura e testit do të jetë:

 

Pjesa e parë: tekst letrar (45%).

Pjesa e dytë: tekst jo letrar (55%)

Dy linjat kryesorë në të cilat do të përqëndrohet testi do të janë ajo e të lexuarit dhe ajo e të shkruarit.

Lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrarë kombëtarë dhe i tekstit kombëtar.

 

POEZI

Homeri “Iliada”; Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”; N. Frashëri “Lulet e verës”; De Rada “Këngët e Milosaos”; Bajron “Çajld Harold”; Fishta “Mrizi i zanave”, Poradeci “Lirika”; Migjeni “Vargjet e lira”; Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”.

 

PROZË

Servantes “Don Kishoti”; Hygo “Katedralja e Parisit”; Pashko Vasa “Bardha e Temalit”; Balzak “Evgjeni Grande”; “Xha Gorio”; P. Marko “Qyteti i fundit”; Kadare “Kështjella”; Kamy “I huaji”; Markes “100 vjet vetmi”; Koliqi “Tregtar flamujsh”.

 

DRAMË

Eskili “Prometeu”; Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, “Mbreti Lir”, “Makbeth”,“Hamleti”; Molier “Mizantropi”; Ibsen “Shtëpi kukulle”, ”Armiku i popullit”; Çajupi “14 vjeç dhëndër”; Noli “Izraelitë dhe filistinë ”.

 

Lënda: Matematika Bërthamë

 

Përgatitja për provimin e lëndës së matematikës bërthamë bazohet në programet  e matematikës bërthamë të gjimnazit sipas klasave të ndryshme dhe përfshin njohuritë dhe aftësitë më të rëndësishme të këtyre programeve. Modelimi matematik, aftësia për të zgjidhur problema, aftësia për të përdorur njohuritë matematike në situata nga jeta reale dhe në problema me përmbajtje nga shkencat e tjera, aftësia e të menduarit kritik, aftësia për të argumentuar, për të gjykuar, për të vërtetuar, si dhe aftësitë ndërkurrikulare të kurrikulës së gjimnazit duhet të jenë në vëmendje përgjatë përgatitjes për provimin e matematikës. Programi orientues është hartuar sipas linjave  e nënlinjave të njëjta me ato të programeve të matematikës bërthamë për gjimnazin. Programi orientues për përgatitjen për provimin e lëndës së matematikës bërthamë është mbështetur në:programet e lëndës së matematikës bërthamë për klasat 10-12.

 

Lënda: Matematika Bërthamore  (Provim i detyruar për gjimnazet gjuhësore)

 

Në përgatitjen e nxënësve për provimin e lëndës së Matematikës bërthamë të gjimnazit me drejtim gjuhësor. Ai synon orientimin e përgatitjes së nxënësve nëpërmjet përqendrimit në njohuritë dhe aftësitë më të rëndësishme të lëndës. Njëherazi ndihmon edhe në verifikimin paraprak të përgatitjes përfundimtare të nxënësve, sepse mundëson zhvillimin e testimeve përmbledhëse.  Përgatitja për provimin e lëndës së Matematikës bërthamë bazohet në programet e Matematikës bërthamë dhe përfshin njohuritë dhe aftësitë më të rëndësishme të këtij programi. Modelimi matematik, aftësia për të zgjidhur problema, aftësia për të përdorur njohuritë matematike në situata nga jeta reale dhe në problema me përmbajtje nga shkencat e tjera, aftësia e të menduarit kritik, aftësia për të argumentuar, për të gjykuar, për të vërtetuar, si dhe aftësitë ndërkurrikulare duhet të jenë në vëmendje përgjatë përgatitjes për provimin e matematikës. Programi orientues për përgatitjen për provimin e lëndës së Matematikës bërthamë është mbështetur në:programet e Matematikës 10-12 të gjimnazeve me drejtim gjuhësor.

 

Lënda: Matematika Bërthamore  (Provim i detyruar për shkollat: gjimnaze me kohë të shkurtuar, artistike, sportive, të mesme profesionale)

 

Përgatitja për provimin e lëndës së Matematikës bazohet në programet e Matematikës për klasën e 10-të, 11-të dhe 12-të dhe përfshin njohuritë dhe aftësitë më të rëndësishme të tyre. Modelimi matematik, aftësia për të zgjidhur problema, aftësia për të përdorur njohuritë matematike në situata nga jeta reale dhe në problema me përmbajtje nga shkencat e tjera, aftësia e të menduarit kritik, aftësia për të argumentuar, për të gjykuar, për të vërtetuar, si dhe aftësitë ndërkurrikulare të kurrikulës duhet të jenë në vëmendje përgjatë përgatitjes për provimin e Matematikës. Programi orientues për përgatitjen për provimin e lëndës së Matematikës është mbështetur në: programet e Matematikës 10-12 të shkollave përkatëse.

 

Lënda: Gjuha Angleze me Detyrim në Nivelin B2

 

Struktura e Provimit të Maturës Shtetërore me Zgjedhje, Gjuha Angleze me Detyrim në Nivelin B2 do të jetë:  Testi i gjuhës angleze me zgjedhje në nivelin gjuhësor B2 do të jetë i ndarë në 3 sesksione ku testohen:

Të kuptuarit e një pjesë letrare ose jo letrare

Përdorimi i gjuhës që përfshin aspektet më të rëndësishme gramatikore dhe leksikore trajtuar në vitet e shkollës së mesme

Të shkruarit

Lënda: Gjuha Angleze me Detyrim në  niveli B1

Struktura e Provimit të Maturës Shtetërore me Detyrim, Gjuha Angleze në Nivelin B1do të jetë: Testi i gjuhës angleze me detyrim në nivelin gjuhësor B1 do të jetë i ndarë në 3 seksione ku testohen:

Të kuptuarit e një pjesë letrare ose jo letrare

Përdorimi i gjuhës që përfshin aspektet më të rëndësishme gramatikore dhe leksikore trajtuar në vitet e shkollës së mesme

Të shkruarit

Lënda: Gjuha Frënge provim i detyruar niveli B1

Struktura e Provimit të Maturës Shtetërore me Detyrim, Gjuha Frënge provim i detyruar niveli B1 do të formulihet si:  Testi i gjuhës Frënge me detyrim në nivelin gjuhësor B1 do të jetë i ndarë në 3 seksione ku testohen:

Të kuptuarit e një pjesë letrare ose jo letrare

Përdorimi i gjuhës që përfshin aspektet më të rëndësishme gramatikore dhe leksikore trajtuar në vitet e shkollës së mesme

Të shkruarit

 

Lënda: Gjuhë Gjermane provimi i detyruar niveli B1

 

Struktura e Provimit të Maturës Shtetërore, Gjuha Gjermane me detyrim në nivelin B1.

Testi i gjuhës gjermane me detyrim në nivelin gjuhësor B1 do të jetë i ndarë në 3 seksione ku testohen:

Të kuptuarit e një pjesë letrare ose jo letrare

Përdorimi i gjuhës që përfshin aspektet më të rëndësishme gramatikore dhe leksikore trajtuar në vitet e shkollës së mesme

Të shkruarit

 

Lënda: Gjuhë Italiane provimi i detyruar nivel B1

 

Struktura e Provimit të Maturës Shtetërore, Gjuha Italiane me detyrim në nivelin B1.

Testi i gjuhës italiane me detyrim në nivelin gjuhësor B1 do të jetë i ndarë në 3 seksione ku testohen:

Të kuptuarit e një pjesë letrare ose jo letrare

Përdorimi i gjuhës që përfshin aspektet më të rëndësishme gramatikore dhe leksikore trajtuar në vitet e shkollës së mesme

 

provim-905x395

 

Provimet  me Zgjedhje

 

Lista e lëndëve me zgjedhje për maturantët dhe orientimet përkatëse se ku duhet të bazohen

 

Progarmi orientues i publikuar në seksionin Matura 2016 nga Ministria e Arsimit flet me hollësi rreth lëndëve dhe linjave ku studentët duhet të përqëndrohen për tu bazuar në provim. Lista e lëndëve me zgjedhje është për të gjithë  nxënësit si ato që do të zgjedhin lëndë me profil shoqërorë, natyror, teknologjit, apo dhe për shkollat artistike, për ato të sportit dhe shkolla të tjera 9- vjeçare.

 

Lënda: Gjeografi Bërthamë

 

Programi orientues i lëndës “Gjeografi bërthamë” për gjimnazin përfshin njohuritë dhe shprehitë themelore të lëndës Shkenca e Tokës e cila zhvillohet në klasën e 10-të të gjimnazit, të lëndës Gjeografia rajonale e botës, e cila zhvillohet në klasën e 11-të të gjimnazit dhe lëndës Gjeografia e Shqipërisë dhe trevave të tjera shqiptare, e cila zhvillohet në klasën e 12-të të gjimnazit. Testi për lëndën “Gjeografi bërthamë” do të ndërtohet në mënyrë të tillë që në të  jenë të përfshira të tri nivelet e vështirësisë: niveli bazë, niveli mesatar dhe niveli i lartë. Njëkohësisht, edhe shpërndarja e pikëve në test do të jetë në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel. Peshat specifike për çdo nivel do të jenë: Niveli bazë: 40%. Niveli mesatar: 40%. Niveli i lartë: 20%. Tek libri “Shkenca e Tokës klasa e 10-të” nxënësi duhet të ketë para sysh: Sistemi diellor, Hartografia, Gjeosistemet, Dinamika e Tokës, Mjedisi dhe shoqëria.  Tek Gjeografia Rajonale e Botës e klasës së 11-të nxënësit duhet të përgjendrohën tk linja e  rajoneve.

Tek libri “Gjeografia e Shqipërisë dhe e Trevave të Tjera Shqiptare e klasë së 12-të nxënësit duhet të fokusohen tek: Vendndodhja gjeografike, Sistemet humane, Ndërveprimi njeri – mjedis, Rajonet.

 

Lënda :Gjeografi e Thelluar

 

Programi orientues për lëndën “Gjeografi e thelluar” për gjimnazin përfshin njohuritë dhe shprehitë më të rëndësishme të programit bërthamë të lëndëve Shkenca e Tokës (klasa e 10-të), Gjeografia rajonale e botës (klasa e 11-të), Gjeografia e Shqipërisë dhe trevave të tjera shqiptare (klasa e 12-të) si dhe njohuritë dhe shprehitë më të rëndësishme të programit të gjeografisë së thelluar “Gjeografia e problemeve globale”.  Librat që do të lexoni për lëndën Gjeografi e Thelluar janë: Libri i parë që duhet të lexojnë nxënësit është “Shkenca e Tokës e klasës së 10-të”. Tek ty libër kapitujt ku duhet të përqëndrohen më shumë nxënësit janë: Sistemi diellor, Hartografia, Gjeosistemet, Dinamika e Tokës, Mjedisi dhe shoqëria. Libri i dytë që duhet të lëxojnë për lëndën “Gjeografi e Thelluar” është, “Gjeografia Rajonale e Botës e klasës së  11-të”. Seksionet ose linjat kryesore ku duhet të përqëndrohen më shumë nxënësit janë: Rajonet.  Libri i tretë dhe I fundit që duhet të lexojnë maturatët për lëndën “Gjeografi e thelluar” është libri  “Gjeografia e Shqipërisë dhe e Trevave të tjera shqiptare e klasës së 12-të”. Kapitujt ose më saktë linjat kryesore ku duhet të përqëndrohen maturatët janë: Vendndodhja gjeografike, Sistemet fizike, Sistemet humane, Ndërveprimi njeri – mjedis, Rajonet.

Ndërsa tek libri “Gjeografia e Problemeve Globale e e klasës së 12-të, do të lexoni: Sistemet humane, Ndërveprimi njeri – mjedis

 

Lënda : Letërsi e Thelluar

Programi orientues për provimin e letërsisë së thelluar, në kuadrin e Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2015-2016, përbën një dokument të vlefshëm për nxënësit, mësuesit dhe specialistët e përfshirë në procesin e Maturës Shtetërore. Programi, gjithashtu, u vjen në ndihmë inspektorëve të ISHA-s që të monitorojnë planifikimin e mësuesit për sistemimin dhe përforcimin e njohurive të nxënësve. Në testin e letërsisë së thelluar do të jenë të përfshira të tri nivelet e vështirësisë: niveli bazë, niveli mesatar dhe niveli i lartë. Shpërndarja e pikëve në test do të jetë në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel. Peshat specifike për çdo nivel do të jenë: niveli bazë- 40%; niveli mesatar- 40%; niveli i lartë- 20%.

 

Struktura e testit do të jetë:

 

Pjesa e parë: tekst letrar (50%)

Pjesa e dytë: tekst letrar (50%)

Dy tekstet letrare në test do t’u takojnë dy gjinive (prozë, poezi ose dramë).

Për përgatitjen për provim, mësuesit dhe nxënësit të kenë parasysh veprën në tërësi. Kjo do të thotë që mësuesit duhet t’i aftësojnë nxënësit për të fituar ato aftësi dhe teknika analizuese, të cilat përvetësohen duke pasur parasysh objektivat specifikë të dhënë më poshtë.

 

Objektivat sipas Moduleve

 

MODULI 1: Bota dhe ndryshimi

Tema qendrore: Studimi i heroit, forca e tij në veprën “Skënderbeu” të Sabri Godos

MODULI 2: Bota dhe ndryshimi

Tema qendrore: Studimi i heroit dhe forca e tij në veprën “Jul Çezari” të Shekspirit

MODULI 3: Bota dhe ndryshimi

Tema qendrore: Rrënjët e formimit të kombit shqiptar (Gjergj Fishta “Lahuta e Malcis”)

MODULI 4: Letërsi dhe kompozim

 

Vepra letrare (Ismail Kadare “Kronikë në gur”, “Darka e gabuar” dhe “E penguara”)

Vepra letrare (Fatos Kongoli “Ne të tre”, “Lëkura e qenit”, “Jeta në një kuti shkrepësesh”, “Bolero në vilën e pleqve”.)

 

Lista e lëndëve për profitet, natyrore, shoqërore dhe teknologjike

 

Të gjitha lëndët me zgjedhje që jepen në provim me zgjedhje nga Shkencave e Natyrës janë:

Lënda: Histori Bërthamore

Lënda: Matematikë e Thelluar

Lënda:  Kimi Bërthamore

Lënda: Kimi e Thelluar

Lënda: Biologji Bërthamore

Lënda: Biologji e Theluar

 

Të gjitha lëndët me zgjedhje që  mund të japin provim nxënësit që janë të Shkencave Shoqërore.

 

Lënda: Psikologji

Lënda: Ekonomi Bërthamë

Lënda: Ekonomi e Thelluar

Lënda: Filozofi

Lënda: Qytetari

Lënda: Sociologji

 

Lëndët për teknologjitë që mund të japin për provim me zgjedhje maturantët janë:

 

Lënda: Teknologjitë Bërthamë

Lënda: Teknologjitë e Thelluara

 

lendet_konflikt

 

lendet_zgjedhje

konvertim_lend_zgjedhje

 

 

 

 

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :