Më në fund u KRY! Gjykata regjistron Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Gjykata e Tiranës regjistron në regjistrin e Partive Politike, Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike, pas 3 vitesh zvarritje. Me këtë akt, i është dhënë fund pengmarrjes 3 vjeçare të logos dhe Vulës së Partisë.

Me këtë procedurë, Gjykata ka vendosur regjistrimin e Kuvendit të 30 prillit dhe zgjedhja e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike, forcës më të madhe opozitare në vend

Kjo datë korrespondon me 11 dhjetorin e 3 viteve më parë, kur Komisioni i Rithemelimit nisi rithemelimin e Partisë Demokratike me një Kuvend historik.Kujtojmë që nëpërmjet procedurave antiligjore dhe kundër vullnetit të demokratëve, deputetë të dalë nga lista e Partisë Demokratike, u përdorën për pengmarrje të Logos në fushata zgjedhore.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :