Më gjej vota për partinë…!’ Vezaj zbulon marrëveshjet e të fortëve me drejtorët e burgjeve
Gazetari Flamur Vezaj, i cili pak ditë më parë në podcastin tij ‘Ma shqip’ publikoi video skandalin e festës së të fortëve në burgun e sigurisë së lartë të Durrësit, tregon se disponon video skandale të tjera që tregojnë se të fortët bëjnë ligjin në burgje.
I ftuar sot në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Vezaj tregon se për një telefon në qeli duhet të paguash ‘2 – 4 mijë euro’ ndërsa hekurat nuk pengojnë të fortët të vijojnë aktivitetin e tyre nga organizimi i vrasjeve tek mbledhja e votave.
Nga brenda burgut kemi mjaft raste që kanë organizuar vrasje, trafik droge, mbledhje votash në zgjedhjet e kaluara. Nga burgu bëhen takime të personazheve të ndryshëm. Mbledhin borxhe për biznesmenët.
Dihet nëpër instucionet e burgjeve për një telefon duhet të paguash 2 – 4 mijë euro në muaj për drejtues institucioni ku qëndron ose bëhet marrëveshja: Më mbaj katin në qetësi dhe kur të vijë koha e zgjedhjeve më gjej vota për partinë që është drejtori i institucionit. Në të kundërt do të vijojnë të paguajnë kur janë takimet speciale, kartat e telefonit, alkoolin që futen. Të gjithë këto njerëzit që kanë pushtet telefonat i kanë privilegj dhe madje flasin nga burgu me deputetë. Kjo është një situatë që fatkeqësisht historikisht po vijon prej vitesh dhe nuk ndryshon diçka,” thotë Vezaj.
Jo vetëm kaq. Situata në burgje është tepër shqetësuese.
“Kujtojmë se jemi dëshmitarë dhe të futjes së pistoletës brenda në burg ku u vra Arben Lleshi dhe askush nuk mbajti përgjejgësi, as drejtori i burgjeve as ministri i Drejtësisë por u morën me ca opunonjësish burgjhesh që fatkeqësisht janë të keqpaguar.
Edhe shërbimet mjekësore brenda institucioneve lënë për të dëshiruar.
Vetëm në 5 vitet e fundit 139 të dënuar apo paraburgosur brenda qelive kanë vdekur se nuk marrin ndihmën e parë se u mungon personeli. Situata është alarmante dhe nuk e di sa do të vijojë kjo gjëndje. Kjo nuk është punë drejtorësh.
Në burgje bëhen dhe videoklipe si sillen me vajzat e showbiz. Për Nuredin Dumanim bashkëpunëtor i Drejtësisë, SPAK ia kishte mundësuar që të bënte podcast brenda qelisë, fliste organizonte brenda burgut”




