Me fustan të verdhë Eda Zari, kënga e ’87 nostalgjia me Luan Zhegun

eda zariPo të hyni në rrjetin social të këngëtares së xhazit do të gjeni një surprizë: “Festivali i Këngës Rtsh 87-kënga: Alo alo -grupi i të rinjve”, me një klik shkoni direkt youtube duke ndjekur një nga këngët më të njohura të viteve të fundit të diktaturës. Eda ka sqaruar në facebook, në ironi, se në rastin e  festivalit të radiotelevizionit shqiptar, që organizohet çdo fundvit, është inspiruar dhe për këtë nostalgji. Kënga ka tre kore të rinjsh, djemtë veshur me kostum të bardhë, dhe vajzat me fustane. Në njërin prej çifteve është Eda Zari, ku të gjithë kanë komentuar në rrjetin social fustanin e saj të verdhë. “Me rastin e Festivalit të RTSh pak nostalgji. Me fustan te verdhe (si çup babi)”, ka shkruar vetë Eda.

Por nostalgjia e Edës ka qenë jo vetëm për këngën por dhe është kujtuar nga fansat një raport I jazit atëherë të kënduar nga e madhja Vaçe Zela dhe jazit sot, ku në top listë është Eda.

Shumë komentues janë përpjekur të sjellin emrat e korit të tre të rinjve: Eda Zari, Ylbere Berdaku (Matura ´89 e Liceut, brezi i paharruar i Red Makashit, Qepës etj. jemi pothuajse te gjithë jashtë Atdheut prej vitesh). Përshëndetje te gjithë ish-Liceistëve kudo qe janë me këtë këngë!” Kjo këngë është parë si “minirevolucion” në esencë, pasi ishte bazuar deri diku ne skemën e jazz standarts megjithëse gjatë provave gjenerale u shkurtuan shumë akcente të orkestrimit… Kënga titullohet: “A do vish?” kompozuar nga Osman Mula dhe kënduar nga Luan Zhegu. Në natën e tretë të Festivalit, këngët fituese u kënduan edhe nga këngëtarët e rinj, si përshëndetje për festivalin. Kënga “A do vish?” ishte fituese e çmimit të dytë në atë festival.

Share it :