Më 19 mars do mbahet raundi i ri i dialogut mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Evropian ka thirrur një takim të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve. Më 19 mars, pritet që të takohet kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç.

 

Këtë takim e konfirmoi edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, emisari amerikan tha se pret që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në këtë takim.

 

 

Share it :