Mbyllet paraburgimi i Sarandës, nis transferimi i të burgosurve

Është mbyllur përfundimisht institucioni i paraburgimit në Sarandë.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës ka nisur dhe transferimi me furgonë policie i të paraburgosurve drejt Burgut të Fierit.

Mësohet se një pjesë e stafit të paraburgimit të Sarandës ka pranuar të transferohet me punë nëpër burgje të tjera të Shqipërisë.

Ndërkohë që institucioni do të funksionojë edhe për pak kohë deri në plotësimin e dokumentacionit.

Por edhe personat e paraburgosur t’i sjellin në Sarandë për seancat gjyqësore.

Share it :