Mbledhje e grupit parlamentar të PD-së Basha: Zbardhja e skandalit të tatimeve, prioriteti ynë

Florenc Drizari

 

Ndërhyrja në serverët e tatimeve, Basha: Nuk është një grup hakërash, por është organizuar nga Kryeministri i vendit dhe Kryetari i Kuvendit

 

Mbledhja_e_Grupit_Parlamentar_te_PD-seVjedhja natën e të dhënave të serverit të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tatimeve nga një grup i mirorganizuar i dyshes Rama-Meta nxjerr në pah një skandal të përmasave shumë të mëdha, ndër më të mëdhenjtë e tranzicionit, sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentare të PD-së, Basha tha se vjedhja e këtyre të dhënave, de fakto zëvendëson kulturën apo synimet e shtetit ligjor me sjelljet e shtetit mafioz.

Serveri në fjalë, sipas kreut të PD-së, përmban të dhënat konfidenciale tatimore të çdo taksapaguesi shqiptar. Basha tha se aksesi në këtë bankë të dhënash, bëhet sipas ligjeve strikte dhe për qëllime pune të përcaktuara qartë, një regjim të fortë sigurie të auditueshëm dhe të kontrollueshëm. Kreu i PD-së akuzoi përfaqësuesit e mazhorancës se me ndërhyrjen në sistemin e tatimeve, janë vjedhur miliona deklarata konfidenciale në tatime.

“Ky skandal ngre pikëpyetje e dyshime të rënda për qëllimet e kryerjes që duhet të zbardhen patjetër, por akoma më tej, është një skandal që ngërthen raportin e shprishur të dyshes Rama e Meta me sundimin e ligjit, që duan ta zëvendësojnë me çdo kusht me sundimin e tyre, me vijimësinë e shtetit nga një qeveri në tjetrën si parim i qëndrueshmërisë, parim i cili për ditë, javë, muaj është provuar se po injorohet me mendësi të vjetër e të rrezikshme, që sjell në vëmendjen e njerëzve zakonet e kaçakëve dhe mafias. Të dhëna për të cilat po flasim nuk e kanë vendin askund tjetër veçse aty ku e kanë serverin. Kudo tjetër jashtë atij serveri dhe institucionit të tatim taksave, që kishte detyrimin t’i ruante e t’i mbronte me fanatizëm, këto të dhëna përbëjnë një agresion të pashembullt për sipërmarrjen dhe sipërmarrësit shqiptarë e të huaj, që kanë shprehur e po shprehin protestën e tyre të vendosur kundër këtij akti flagrant të pa precedent”, – deklaroi Basha.

Duke folur nga mbledhja e grupit e PD-së, Basha akuzoi kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta për organizimin e këtij aksioni siç e quajti ai.

“Ky është një akt që rivalizon me veprimtarinë e paligjshme të hakerave, të cilët paguhen në rrugë kriminale për vjedhje dhe trafik të dhënash, por më ndryshimin se grupi komando që ka ndërhyrë e rrëmbyer bankën e të dhënave të sipërmarrjes shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë, nuk është një grup hakërash por është organizuar nga kryeministri i vendit dhe kryetari i Kuvendit, dhe ka pasur gjithë lehtësirat e drejtuesve të rinj të drejtorisë së tatim-taksave dhe Ministrisë së Financave, që kanë shkelur rëndë ligjin dhe nderin e detyrës, duke u bërë pjesë e bandës se piratëve”, – theksoi Basha.

Lidhur me çështjen e ndërhyrjeve në serverët e tatimeve, PD kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, por mazhoranca nuk e votoi nismën e demokratëve me argumentin se për këtë çështje prokuroria ka filluar një hetim dhe ndërhyrja e Kuvendit cenon pavarësinë e institucioneve. Për këtë çështje tha Basha, PD është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për refuzimin e komisionit hetimor nga mazhoranca. Ndërkaq, gjatë fjalës së djeshme në grupin e PD-së, Basha ngriti disa pyetje për kryeministrin Rama se cili është motivi i heshtjes së tij dhe pse refuzon të bëjë transparencë para parlamentit dhe para qytetarëve.

Gjithashtu kreu i PD-së akuzoi qeverinë se po sulmon në mënyrë të paprecedentë institucionet e pavarura si ILDKP-ja dhe AMA. Këto çështje, sipas Bashës, do të jenë në krye të axhendës opozitare në Kuvend gjatë kësaj jave dhe në vijim.

 

 

Takimi në selinë e PD-së

Basha takohet me Svobodën: Qeveria zhbën standardet dhe shtetin ligjor

 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti dje në takim Presidentin e Grupit Social Demokrat në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda, i cili shoqërohej nga zëvendëspresidenti i Grupit Social Demokrat në Parlamentin Evropian, Libor Roucek. Në takim mësohet se u diskutua për zhvillimet politike në vend.

Kryetari Basha theksoi se pas shkatërrimit të paprecedent të konsensusit nga ana e mazhorancës PS-LSI, është intensifikuar sulmi ndaj administratës publike profesioniste me largime masive e kolektive nga puna dhe me zëvendësime me militantë politikë pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e ka shpallur antikushtetues e për rrjedhoje pa asnjë fuqi juridike, aktin normativ të qeverisë që ndryshoi unilateralisht ligjin të nëpunësit civil.

Policia dhe organet e rendit po përjetojnë një degradim të paprecedentë gjatë këtyre 20 viteve, si pasojë emërimeve politike dhe në kundërshtim flagrant me ligjin e standardet e një policie të një vendi demokratik, përdorimit të policisë për qëllime politike e antiligjore duke reflektuar drejtpërsëdrejti në përkeqësimin dramatik të indikatorëve të krimit, trafiqeve të drogës dhe të tjera, në dobësimin e rendit e sigurisë në vend dhe rritjen e kriminalitetit që po kërcënon përditë jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë.

Qeveria Rama-Meta ka lançuar një sulm të papranueshëm ndaj institucioneve të pavarura si ILDKP, AMA, etj, u shpreh Basha, në shkelje të hapur të kushtetutës, si dhe po ushtron presion politik mbytës mbi institucionet e drejtësisë. Me kokëfortësi e arbitraritet, mazhoranca, Kryeministri Rama dhe qeveria nuk zbatojnë vendimet e gjykatave të pavarura, siç është vendimi për kthimin në detyrë të drejtoreshës dhe anëtarëve të bordit të INSTAT-it.

Me një akt flagrant antikushtetues, INUK-ut i janë dhënë kompetenca në shkelje të Kushtetutës, ligjit, parimeve themelore të shtetit të së drejtës, autonomisë vendore dhe të drejtave të njeriut, duke shkatërruar pa asnjë pengesë pronat e ligjshme të shqiptarëve.

“Pas skandalit të blerjes së votave si goditje ndaj themelit të demokracisë, ka shpërthyer një tjetër skandal i tipit mafioz me ndërhyrjen e paligjshme në serverin e zyrës së Tatimeve, dhe vjedhjen e të dhënave fiskale të miliona qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve të tyre. Kërkesës së opozitës për transparencë përmes ngritjes së komisionit të hetimit parlamentar, mazhoranca Rama-Meta iu përgjigj me një shkelje të re të nenit 77 të Kushtetutës”, – informoi Basha, z. Svoboda.

Share it :