Matura 2014 Ja provimet ku do të testohen maturantët, kreditet për secilën lëndë

Driçim Çaka

Formula se si do të llogariten pikët

 

Procedura për kandidatët e viteve të kaluara

 

listatttt Në qershor të 2014-ës, maturantët nuk do të japin dy provime të detyruara, por tre. Udhëzimi më i fundit i ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, përcakton se përveç Matematikës dhe Gjuhë-Letërsisë, maturantët do të japin si provim të detyruar edhe një gjuhë të huaj. Çdo kandidat do të ketë katër mundësi për të zgjedhur një gjuhë të huaj si provim i detyruar, Anglisht, Italisht, Frëngjisht dhe Gjermanisht, ku niveli i vështirësisë do të jetë A2. Lajmi i mirë për maturantët është se nota që ata do të marrin në gjuhën e huaj do të pasqyrohen në certifikatën e maturës, por nuk do të ndikojë te pikët me të cilat kandidatët do të konkurrojnë për në universitete. “Vlerësimi i gjuhës së huaj, si provim i detyruar do të pasqyrohet në certifikatën e maturës, por te pikët sipas formulës së mëposhtme”, – thuhet në udhëzimin e MAS.

 

Lëndët me zgjedhje

Maturantët duhet të zgjedhin 2 lëndë me zgjedhje, por duhet të kenë parasysh se shuma e krediteve nuk mund të jetë më e vogël se 8. “Maturanti ka të drejtë të zgjedhë një gjuhë të huaj, e cila në planin mësimor të shkollës së mesme të trajtohet “gjuhë e huaj e parë”, pavarësisht nëse është zhvilluar apo jo. Niveli gjuhësor i këtij testi do të jetë B2. Lista e gjuhëve të huaja do të përcaktohet në formularin A1Z”, – përcakton udhëzimi për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Kandidatët të cilët do të zgjedhin një lëndë të thelluar nuk mund të zgjedhin të njëjtën lëndë bërthamë, përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara. Në rastet kur nota e lëndëve me zgjedhje do të jetë jo më e vogël se 4.5, lënda do të quhet e kaluar.

 

Kandidatët e vjetër

Maturantët e vitit të kaluar, nëse nuk i kanë dhënë provimet me zgjedhje, do të kenë mundësi t’i japin gjatë këtij viti. Kandidatët që janë kalues vetëm në njërin nga provimet me zgjedhje, e mbartin atë dhe japin një provim tjetër. Ata kandidatë që kanë dhënë tri provime me zgjedhje gjatë maturës 2012 dhe kanë mbetur në 2 provime, do të zgjedhin një tjetër lëndë për t’u testuar, në rastet kur rezultojnë kalues në 2 provime do të pajisen direkt me diplomën e maturës. Kandidatët para vitit 2006 do t’u njihen vetëm dy provimet e detyruara pavarësisht nga emërtimi që kanë.

 

 

Bashkia monitoron tregjet, çmimet me shumicë dhe pakicë dje në Tiranë

Ardhja e festave të fundvitit ka bërë që tregtarët në tregjet kryesore të kryeqytetit të rrisin çmimet e produkteve. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion monitorimi prej orës 5 deri në orën 9 të mëngjesit në tregjet e shumicës dhe nga ora 9:00-16:00 monitoron tregjet e pakicës për të mos lejuar rritjen e çmimeve. “Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Policia Bashkiake kanë monitoruar çdo ditë tregjet”, -thuhet në njoftimin për shtyp të Bashkisë së Tiranës. Dje është vënë re një luhatje e lehtë e çmimeve të fruta-perimeve. Më poshtë do të gjeni çmimet në tregjet me shumicë dhe pakicë të kryeqytetit.

 

Share it :