Mashtruesi Rama dhe Reforma në Drejtësi

Mashtruesi Rama dhe Reforma në Drejtësi

Nga Petrit Vasili/

Rama dhe Xhafa u fshehën në 20 korrik se s’donin reformë konsensuale në drejtësi, por me vota të blera!

Edi Rama po na çan dërrasa duke mashtruar e mashtruar sikur e bëri ai Reformën në Drejtësi.

Unë kam qenë anëtar i Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi dhe vota ime në atë Komision ishte vota vendimtare që reforma të shkonte për votim në Seancë Plenare, sepse Komisioni ishte i përbërë nga 5 nga maxhoranca dhe 5 nga opozita.

Pengesa e vetme e Reformës ishte vetëm Edi Rama, që kishte tmerr nga Reforma sipas Komisionit të Venecias dhe donte reformën sipas dëshirës së tij, me vota të blera dhe pa konsensus.

Është aq e vërtetë sa skandali më i madh u shënua më 20 korrik 2016, një ditë para votimit në Kuvend.

Pas përpjekjeve të jashtëzakonshme, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta bindi opozitën dhe faktorin ndërkombëtar për reflektimin në Draftin e Reformës të Rekomandimit 88 të Opinionit të Venecias, që opozita e kërkonte me të drejtë si garanci kushtetuese për ta votuar Reformën.

Pas kësaj dakordësie, Komisioni Parlamentar Ad Hoc për Reformën në Drejtësi u mblodh pasditen e 20 korrikut 2016 për të miratuar përfshirjen e Rekomandimit 88 të Venecias.

Për turpin e tyre, me urdhër të Edi Ramës, Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafa dhe anëtarët socialistë të Komisionit bojkotuan mbledhjen dhe hanin e pinin përballë Kuvendit, vetëm 50 metra më tej, në Vilën Qeveritare Nr. 31 të Bllokut, dhe festonin ditëlindje.

Sepse urdhëri politik i Ramës ishte sabotimi me çdo kusht i konsensusit dhe votimi i një Reforme sipas Venecias.

Këto janë të vërteta, që askush nuk i ka harruar pavarësisht lehjeve histerike të Edi Ramës, këtij gënjeshtari ordiner.

Reforma u bë nga 140 Deputetë falë aksionit politik historik të Ilir Metës dhe jo nga 65 deputetët e Ramës, por u kap nga mafia rilindase!

TË VËRTETAT E REFORMËS NË DREJTËSI!

Reforma në drejtësi u votua nga 140 deputetë.
Partia e Edi Ramës kishte në atë kohë vetëm 65 deputetë.
Ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi kërkonin minimumi 94 vota, ndërkohë që partia e Ramës kishte vetëm 65 deputetë.
Në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi, partia socialiste kishte vetëm 4 deputetë nga 10 anëtarë gjithsej që kishte Komisioni.
Vota e pestë përcaktuese në Komisionin e reformës, e cila çoi për votim në sallën e parlamentit Projektligjin, ishte e përfaqësuesit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta qe ai që realizoi dialogun dhe uli në tryezë opozitën, që bojkotonte Kuvendin, dhe e bindi atë të votonte Reformën në Drejtësi përmes zbatimit të Rekomandimit 88 të Opinionit Final të Komisionit të Venecias, që ishte kërkuar nga opozita dhe ishte refuzuar nga Rama.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte ai që uli në tryezë të gjithë faktorët politikë parlamentarë, si edhe ndërkombëtarët, më 21 korrik dhe realizoi votimin historik me 140 vota të Reformës në Drejtësi.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte ai që asgjësoi skenarin mafioz të Edi Ramës për votimin e Reformës në Drejtësi përmes shitblerjes së votave të deputetëve në Parlament.
Votimi i shtatë ligjeve bazë që siguronin zbatimin e reformës kërkonin 84 vota dhe u votuan falë deputetëve të LSI, sepse partia e Edi Ramës kishte vetëm 65 vota.
Reforma u kap nga Edi Rama, e ndihmuar nga pseudo-opozita e Bashës, që përmes bojkotit të qëllimshëm i la tërësisht fushë të lirë kapjes totale të drejtësisë nga Rama dhe Rilindja.

P Ë R F U N D I M!

Rama gënjen e gënjen vazhdimisht për të bërë alibinë e kapjes së drejtësisë dhe mbrojtjes flagrante e në shkelje të ligjit, që kjo drejtësi e kapur po i bën Ramës.

Rama ka pasur gjithmonë objektiv të vetëm kapjen e drejtësisë për të siguruar pandëshkueshmërinë e tij.

Rama kapi drejtësinë për t’u mbrojtur nga ndëshkimi për aferat qindra milionë euro, që mbajnë firmën e tij.

Share it :