Nga Ylli Manjani
Ore vërtetë, ku i mblodhi 7000 e kusur anëtarët e Kuvendit herën e fundit Luli?!
Se nuk ka sallë që nxë 7000 + vetë. Pallati i Kongreseve ka 2135 vende për t’u ulur. Meqë ishte dhe COVID, jo të gjitha vendet ishin në dispozicion.
Ja po ti bëjmë 2 500 megjithë hollin.
7000 vetë ska shanc ti nxejë!!!
7000 + vetë i mbledh o në shesh të hapur ose në stadium. Askund tjetër.
Atëhere me ç’llogjikë ndërton një forum me kaq shumë anëtarë kur nuk garanton se ku ti mbledhësh?!
Fundja e lemë edhe këtë llogjikë mënjanë. Ku i mblodhi Luli në Korrik?!
Apo e kishte mbledhje fake(fallco)?!
Mesiguri fake ka qenë sepse ska mundësi teknikisht të mbledhësh 7000 vetë në Pallat të Kongreseve.
Si gjithmonë xhanëm, fake në çdo gjë…
****
Po kur bërtet se po i shkelet statuti që vetë e ka përdhosë, se Kuvendi po vetmblidhet, jo në mjediset përreth sic deklaruan pa pikë turpi në Kuvendin e korrikut, por në një mjedis të vetëm, të gjithë bashkë në një vend?!
Jam kurioz ata delegatë që paskan qenë rreth e rrotull Pallatit të Kongreseve i si votuan ndryshimet në statut?! Duke ngrënë sufllaqe apo duke bërë shurrën?!




