Investigimi i Rai3, nxorri zbuluar se ish-zv.kryeministri italian Massimo D’Alema ka hapur një kompani konsulence në Shqipëri me 400 punonjës dhe se nuk paguan tatim fitim.
Në lidhje me këtë ka reaguar juristi Ylli Manjani, i cili përmes një postimi në Facebook, është i vetëpunësuar në kompaninë e tij dhe paguan 14-26% tatim fitimi.
Më tej, Manjani shkruan se Massimo është mentor i Edi Ramës, ndërsa ai punëtor që paguan tatim fitim.
Postimi i plotë i Manjanit:
Ah po, mësova edhe një gjë tjetër nga RAI 3.
Kompania e Massimo Dalemës që bën konsulsencë në Tiranë, me 400 të punësuar paguan 0 tatim. Ndërsa unë i vetpunësuar, gjithashtu në konsulencë, paguaj 14-26% tatim fitimi!!! Edhe paradhënie biles!!!
Massimo është mentor i Edi Ramës, unë i bie të jem punëtor…
Mentori fiton, punëtori paguan…
Ptu!
****
Duhet të jetë qejf kjo puna e “mentorit”, se po të ishte punë do ma kishte dhënë mua…




