Mandati i Olta Xhaçkës/ Noka nga Gramshi: Edi shpalli dje se, drejtësia jam unë, ligji jam unë, gjykata jam unë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë takimit me demokratët e Gramshit, deklaroi se, me votimin kundër heqjes së mandatit të Olta Xhaçkës, Edi Rama shpalli dje se, drejtësia, ligji dhe gjykata jam unë.

Noka u shpreh se ky vendim prek çdo qytetar shqiptar, sepse një investitor strategjik mund ti marrë pronën kujt të dojë, nëse i vë syrin.

Pjesë nga fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Nokës:

Ndragheta ishte një nga investimet kryesore të huaja që erdhi dhe bëri një marrëveshje me Erion Veliajn për plehrat.

Ndonëse në Itali, ortaku i Erion Veliajt, një nga krerët e Ndraghetas është në burg, në Shqipërinë e Edi Ramës, ortaku i Ndraghetas vazhdon të jetë kryetar bashkie.

Ky është sistemi që ngriti Edi Rama dhe rilindja në Shqipëri, që kishte vetëm një mision, jo qeverisjen, por vjedhjen.

Ky ishte kontrasti i madh mes dy qeverive.

Dje ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë në parlament, për secilin prej nesh. Mos kujtoni miq se mandati i Olta Xhaçkës nuk ka lidhje me ju, me Gramshin. Ka lidhje me Gramshin dhe çdo qytetar të Shqipërisë.

Po pse? Sepse të dashur miq, nesër Olta Xhaçka apo një Oltë tjetër mund ti verë syrin, siç edhe ju e dini që ja kanë vënë, një prone, një pylli apo kodre, pishave, mund ti vënë syrin dhe me firmën e Edi Ramës ua rrëmben dhe vjen si investitor strategjik dhe investon me paratë që ju ka vjedhur ju.

Ky është modeli dhe prandaj jemi sot shumë të shqetësuar.

Pse? Sepse me vendimin e djeshëm, Edi Rama dhe banda e tij që quhet rilindje, nuk ka të ndalur dhe nuk kanë pengesë.

Pengesa e fundit në Shqipëri ishte Gjykata Kushtetuese dhe Kushtetuta.

Ata dje me forcën e kartonëve Gjykatën Kushtetuese e rrëzuan përdhe, Kushtetutën e kthyen në një copë lecke dhe ky është një kërcënim i madh, kërcënim i madh për shoqërinë dhe demokracinë. Prandaj ju them se dita e djeshme ishte një ditë e keqe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edi Rama dje me votim në parlament vendosi dhe shpalli; drejtësia jam unë, ligji jam unë, gjykata jam unë dhe kjo e djeshmja shpjegon edhe arsyen se pse Sali Berisha mbahet i burgosur pa fakte e prova dhe pa asnjë akuzë.

Sepse ligji është Edi Rama në Shqipëri, sepse gjykata është Edi Rama në Shqipëri sepse drejtësia është Edi Rama.

Edi Rama do të likujdojë opozitën dhe për ta realizuar këtë ka gjetur një rrugë, të rrëmbejë, të mbajë peng e të burgosur pa ligj, kreun  e saj.

Ndërkohë që është Edi Rama rrit pushtetin, fuqinë e tij, del mbi ligjin dhe kushtetutën, këtu në Gramsh siç e tha dhe Kodheli, shohim një realitet krejt tjetër nga ajo që propagandohet, një realitet të zymtë.

Prandaj Gramshi është shpopulluar, është i zhytur në varfëri dhe mjerim, sepse si gjithë Shqipëria dhe Gramshi është viktimë e babëzisë së pushtetit, babëzisë qeveritare.

Ky pushtet asnjë ditë nuk i ka kushtuar shërbimit të qytetarëve dhe popullit të vet.

Ka patur vetëm një mision, përfitime për vete dhe një grusht njerëzish rreth tij.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.