Malltezi: Të shpëtojmë parkun “Rinia”, të vendosin qytetarët, jo Edi Rama

Malltezi: Të shpëtojmë parkun “Rinia”, të vendosin qytetarët, jo Edi Rama

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në mbrojtje të Parkut Rinia, duke kërkuar që vendimmarrja për hapësirat publike t’u përkasë qytetarëve dhe jo kryeministrit Edi Rama.
Në një reagim publik, Malltezi thekson se përballë vendimeve të qeverisë nuk mjafton një opozitë që konkurron për postimet më të bukura në rrjetet sociale, por nevojitet bashkim forcash dhe angazhim konkret për t’i ndalur ato.

Reagimi i Jamarbër Malltezit

Të shpëtojmë Parkun Rinia!

Qytetarët të vendosin jo Edi Rama.

Nuk kemi nevojë për një opozitë që konkurron se kush bën postimin më të bukur, por për opozitë që bashkon forcat për t’i ndalur vendimet e tij.

Nuk kemi nevojë për opozitarizëm fasade, por për aksion qytetar.

Ta ndalim të çmendurin pa flamuj partish në këtë aksion për të shpëtuar Parkun.

Share it :