Malltezi: Soros dje financonte Veliajn, sot Qorrin, Arvinën, Xhemollarin dhe lolo të tjerë…
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas situatës në të cilën gjendet Erion Veliaj pas arrestimit dhe transferimit ne Fier.
‘Po e honge at kokërr ullini…’ shkruan Malltezi duke shpjeguar se Soros i kishte financuar dikur më 2005 këta që do të shpëtonin vendin’.
‘Sot Soros financon Qorrin, Sidorelen, Arvinën, Xhemollarin dhe qindra lolo të tjerë që kanë vënë maska të reja fytyrës, por janë sërish të paguar nga Soros dhe sërish për të njëjtën axhendë’. Kanë krijuar dhjetëra OJQ për të vjelur para dhe krijuar qindra profile fallso, por janë OJQ versioni 2.0’, thuhet në postimin e drejtuesit të departamentit të mjedist në PD.




