Maliqi: Salillari nuk hetohet se leku e hedh ujin përpjetë

Maliqi: Salillari nuk hetohet se leku e hedh ujin përpjetë

Ish-deputeti Lefter Maliqi, ka deklaruar mëngjesin e kësaj të enjte se ka bërë një tjetër kallëzim për krime elektorale për Kreshnik Hajdarin e Pëllumb Salillarin, për të cilët sipas tij po zvarriten hetimet.

Jashtë ambjenteve të SPAK, Maliqi ka listuar disa nga aferat qe sipas tij janë bërë nga Hajdari dhe Salillari, ndërsa ka deklaruar se hetimet për ta, po zvarriten sepse janë hedhur lekë.

Maliqi ka bërë me dije se janë depozituar në total 11 kallëzime, ndërsa ka bërë thirrje që hetimet të shkojnë deri të fund dhe të bëhet drejtësi, për vjedhjet që sipas tij, u kanë bërë qytetarëve.

“I jam drejtuar kryeprokurorit të ri, dhe besoj se do të veprojë dhe do të përgjigjet për kallëzimet që kam bërë. Për katër çështje më kanë kthyer përgjigje se nuk i kanë dërguar në SPAK. Kam bërë 11 kallëzime për një krim të rëndë elektoral…Oligarku Salillari bandit, si ka mundësi dhe kur do e vendosin drejtësinë për akuzat që kam bërë, një kallim është këtu dhe një kallëzim është çuar në Prokurorinë e berati, Dy km asfalt mbi asfalt, një rrugë tjetër në Gore, gjysma e rrugës është bërë nga komuna…Krimi elektoral, tender i qenve, çakull elektoral e pastrim parash, vëllai i Anxhelo Kristos ka ndërruar emrin dhe jep garanci me apartamente që i ka në pronësi vëllai i atij Hajdarit…Çfarë ndodh në këtë vend. SPAK zbarkoi tek zyrat e Salillarit mori kompjuterë, por ende asgjë. Gjykata Administrative më kthen përgjigje për mos kompetencë… Salillari ende nuk hetohet se leku e hedh ujin përpjetë…Akoma asnjë hetim,- tha Maliqi.

Share it :