Lubonja: Pse po zvarritet çështja Balluku
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar çështjen Balluku, teksa SPAK ka marrë dritën jeshile nga GJKKO për të bërë kontrollin e pajisjeve elektronike të sekuestruara tek bizneset dhe bashkëpunëtorët e ish-zv.kryeministres.
I ftuar në ‘Studio24’, Lubonja kritikoi qasjen e SPAK në këtë çështje teksa shton se zvarritja, sipas tij, i shërben mbulimit të krimit.
Ai theksoi më tej se nëse ka prova në këtë vend, ka për kryeministrin Rama më shumë se për Ballukun e për të gjithë dhe se SPAK ka kufizim nga politika.
“Kam qenë i idesë që nuk bëhet dot drejtësi vetëm me një institucion, kur ti ke të gjithë tjerat, të gjithë duhet të ecin në një drejtim si një flotë. Mendoj se po ta zgjerojmë vështrimin jam dakord që SPAK nuk ka vepruar siç duhet. Edi Rama në fund fare tha tani të vijnë të na japin prova. Nëse ka prova këtu, këtu ka për Edi Ramën, më shumë për Ballukun e të gjithë. SPAK nuk e ka thirrur një herë. Edhe punën e imunitetit, nuk e nxori në fillim por e çoi në GJK. Që SPAK ka një kufizim nga politika kjo nuk diskutohet.
Të dalim te opozita. Që ka problemet e veta, me një pjesë të oligarkëve ka bashkëpunuar, nuk do që të dalin ata. Dhe në një farë mënyre çfarë kemi thënë shumica, po e bëjmë drejtësinë të jetë e pavarur nga politika. Drejtësia bëhet kur punojnë të gjithë institucionet. Kjo zvarritje, kjo situatë e krijuar është në favor të mbulimit të krimit. Oligarkët që nuk i del emri janë më të fuqishëm se ministrat. Një nga argumentet është që këtu është luftë brenda PS. Lufta brenda llojit.”,- tha Lubonja.




