Lubonja: Balluku e lirë mund t’u bëjë presion edhe gjykatave

Lubonja: Balluku e lirë mund t’u bëjë presion edhe gjykatave

Analisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Prime News24” zhvillimet në çështjen e Belinda Ballukut, pas përfundimit të hetimeve nga SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministres, e cila dyshohet për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjatë diskutimit, Lubonja u ndal te raportimet për takime të mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe Ballukut, duke iu referuar edhe deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ai sqaroi se nuk ka dijeni se cilës vilë i referohen këto raportime, por theksoi se, nëse pretendimet janë të vërteta, sipas tij ato ngrenë pikëpyetje mbi marrëdhënien mes dy politikanëve dhe interesin e tyre për t’u mbrojtur nga përgjegjësitë e mundshme penale.

Lubonja shprehu gjithashtu shqetësimin se qëndrimi i Ballukut në liri, ndërsa çështja vijon në rrugën gjyqësore, mund të ndikojë te procesi. Sipas tij, kjo situatë mund të krijojë presion edhe ndaj gjykatave.

“Çështjen e Ballukut që u çua në këtë mënyrë nga SPAK pa një masë apo heqje imuniteti e lidh edhe me diçka tjetër që nuk e di sa kemi investiguar, por duhet të keni parë lajmet se Rama thuhet se u takua me Ballukun. E ka thënë edhe Arben Ahmetaj. Se kush është vila e kuqe, nuk e di.

Nëse është e vërtetë, tregon se Balluku është aktive në mbrojtjen e të dyve si bashkëpjesëtarë në krim. Siç po shohim, fillon shkon në gjykatë, është e lirë, edhe deputete. Kjo mund t’i bëjë presion edhe gjykatave në këto kushte”, u shpreh Lubonja

Share it :