Lojtari dënohet se hëngri shumë

 

trazirat serbi shqiperi flamuri sherri futboll kombetarja (5)

 

Një ditët e sotme mjafton një panine e tepërt për të mos qenë në peshën ideale! Ose të paktën, mjafton për të shkelur rregullat e klubit. Melvyn Lorenzen, talenti premtues i Werder Bremen, është pezulluar sepse nuk ka respektuar dietën e klubit. Në ditën e ndeshjes së ekipeve U-23, ndaj Therningen, Melvyn nuk ka udhëtuar me shokët pasi është lënë në shtëpi nga trajneri.Lorenzen është një nga talentet më të mëdha të sektorit të të rinjve të Werder. 20-vjeçari ka luajtur 5 ndeshje në Bundesligë dhe shpesh herë merret në stol në skuadra e parë.

 

Bayern feston “Oktoberfest”

 

Bayern Munich e ka nisur mjaft mirë këtë sezon në Bundesligë dhe në Champions League, ku arriti fitoren e fundit me rezultatin 5-0 ndaj Dinamos së Zagrebit. Pep Guardiola ka shumë arsye për ta festuar këtë moment. Kur shikon statistikat që Levandovski ka shënuar 10 gola në 3 ndeshjet e fundit, janë disa arsye më shumë për të festuar në “Oktoberfest”.

 

Salas dhunohet nga policët

 

Një video është publikuar orëve të fundit në Kili. Legjenda e futbollit kilian, Marcelo Salas, është rrahur dhe arrestuar nga sigurimi në pushimet që po kalonte në Republikën Domenikane. Salas ishte me të dashurën e tij, Gianella Marengo, kur papritmas u përplas me sigurimin dhe përfundoi keq. Ish-ylli i Lazios dhe Juventusit thuhet se ishte në gjendje të dehur dhe kishte prishur qetësinë në vendin ku po kalonte pushimet.

 

Pirlo dhe Villa festojnë si të çmendur në Nju Jork

 

Mesa duket David Villa dhe Andrea Pirlo kanë pasur një arsyeje të fortë për tu transferuar te New York City. Spanjolli dhe italiani janë aktivë në jetën e natës në metropolin amerikan. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihen Pirlo dhe Villa në një makinë të hapur me tre femra dhe me tre shokë të tjerë teksa këndojnë, ndoshta nën efektin e alkoolit.

 

Mourinho takim miqësor me Casillas

 

Chelsea u mund të martën në mbrëmje në Porto, duke pësuar një tjetër disfatë në sezonin e ri, që deri tani ka qenë tepër zhgënjyes. Ndërkaq, sfida në Portugali ishte mjaft interesante edhe për faktin se Mourinho kthehej të luante në stadiumin ku u bë i famshëm dhe përveç kësaj, do të ritakohej me portierin Iker Casillas. Gjatë kohës në Madrid, Mourinho dhe Casillas patën shumë probleme, por pavarësisht se inatet e vjetra nuk janë harruar, Casillas ka zbuluar se trajneri portugez u tregua shumë i sjellshëm me të. “U përballa me Mourinhon dhe i dhashë dorën. Shihemi në Londër… gjithë të mirat’, më tha”, – rrëfeu pas ndeshjes portieri spanjoll, i cili nuk është ndalur më gjatë në lidhje me marrëdhëniet e tij me portugezin, por ka uruar që të ndeshet me Real Madridin në turin e ardhshëm: “Uroj që Reali të fitojë dy trofetë në Spanjë dhe do të doja shumë të përballesha me të në turin e ardhshëm në Champions”.

 

 

Share it :