Libër erotik për Eto’o, ja si reagon futbollisti

Samuel Eto’o ka bllokuar daljen në treg të librit me përmbajtje seksuale të shkruar nga ish e dashura e tij, Nathalie Koah. Në Francë, sot ishte në plan të publikohej libri: “Porno, hakmarrja, futbolli, seksi dhe paratë”, i shkruar nga ish e dashura e Samuel Eto’os, Nathalie Koah. Mirëpo, sulmuesi kamerunas ka arritur që të ndalojë daljen në treg për shkak të “shkeljes së drejtave te rezervuara”. Koah është shprehur e befasuar me bllokimin e publikimit të librit. “Në të kam shkruar për jetën time, dua t’u sqaroj vajza të reja në lidhje me synimet e tyre të një jete të lavdishme”, theksoi ajo. Avokati i saj ka përgatitur një ankesë, duke e konsideruar vendimin si censurë skandaloze.

Share it :