Kryqëzimi i Blinishtit është një ndër kryqëzimet më të rrezikshme përgjatë superstradës Lezhë-Shkoder, ku jo vetëm mungon sinjalistika e duhur, por edhe si pasojë e barrierave të vendosursa përgjatë aksit.
Sipas banorëve ato pengojnë fushëpamjen në rrugë, pasi këndi i daljes është 90 gradë, duke u bërë shkak për aksidente të shumta.
Banorët thonë se kanë bërë ankesë pranë Autoritetit Rrugor por nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje.




