Ka vijuar sot prezantimi i emrave të delegatëve nga katër degë të tjerë të Partisë Demokratike, që mbështesin Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit dhe liderin e lëvizjes “Foltorja” për forcimin e partisë, Sali Berishën.
Janë degët e PD-së së Shkodrës, së Pukës, së Malësisë së Madhe dhe të Vaut të Dejës që janë duke lexuar emrat e delegatëve të tyre një për për një përpara selisë së PD-së.
Përfaqësuesja e Shkodrës njoftoi se formularin e kanë firmosur 70% e delegatëve të Shkodrës për të thirrur Kuvendin më 11 Dhjetor dhe duhet theksuar se dhënia e firmave vazhdon, pasi një pjesë delegatësh janë jashtë shtetit.
Paraditen e sotme ka qënë dega e PD-së së Fierit që i ka shpallur publikisht emrat e delegatëve të saj për në 11 Dhjetor.




