Legalizimet e reja Çfarë parashikon paketa për shtesat në pallate

bathoreQeveria ka thuajse gati paketën e re ligjore për legalizimet e cila pas miratimit pritet t;I paraqitete Parlamentit për miratim brenda muajit janar. Ministrja e  Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni bëri të diturt ecurinë e punës në këtë ccështje, duke nënvizuar se proccesi I legalizimeve do të jetë falas. “Po punohet për një paketë ligjore e cila në janar do të kalojë në Këshillin e Ministrave e më pas në parlament për të gjithë hapat dhe procedurat që ne do të ndjekim përsa i përket procesit të legalizimeve. Ajo për të cilën jemi angazhuar është procesi falas dhe nuk do të ketë hallka të tepërta dhe burokraci për të cilët qytetarët duhet të paguajnë duke filluar që nga roja deri te drejtuesi i institucionit. Brenda 4 -vjeçarit pjesa më e madhe e legalizimive do të ketë përfunduar”, tha ministrja. Ndërkohë lidhur me shtesat në palate, ministrja bëri të ditur se,: “Është një problem i cili do të trajtohet rast pas rasti. Por nëse ka banesa të cilat mund të qëndrojnë në katet e fundit të pallateve do mundohemi të krijojmë hapësira për t’i kthyer në banesa sociale. Kjo është një pikë në strategjinë që po hartojmë për strehimin”. Po ashtu Gjermeni bëri të ditur se është hartuar  një marrëveshje bashkëpunimi në të cilën një pjesë të konsiderueshëm zënë mundësitë për banesa sociale për grupet në nevojë. “Brenda muajit janar do të nënshkruhet marrëveshja nga të dyja palët. Jemi të angazhuar qoftë për rishikimin e legjislacionit qoftë për të marrë masa konkrete”. Lidhur me prishjen e ndërtimeve pa leje, ministrja tyheksoi se aksioni do të vazhdojë. “Aksioni vazhdon në Vlorë, ka vazhduar në QSUT, në hyrje të Lushnjës të fakulteti ekonomik në tiranë. Jemi në bashkëpunim me INUK dhe Aluiznin duke parë nëse ndërtesat janë në proces legalizimi apo jo. Gjithçka është bërë në mënyrë të koordinuar. Shembja e ndërtesave pa leje do te vijojë. Prishja e ndërtimeve do të vazhdojë deri në ndërtesën e undit pa leje”. 

Share it :